GRANDEMALL

Palestra sportive “Bashkim Selishta” me kushte më të mira

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Zyrtarët e Sportit të Komunës së Gjilanit kanë bërë të ditur, se shumë shpejt pritet të bëhet renovimi gradual i Palestrës së Sportit “Bashkim Selishta” në Gjilan.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Koordinatori i Aktiviteteve Sportive në Komunën e Gjilanit Malazog Hoxha.

Shumë herë me të drejt sportistët e Gjilanit kanë bërë vërejtje serioze për kushtet katastrofike të cilat kanë mbretëruar në Palestrën Sportive në Gjilan.

Sportistët e Gjilanit gjerë më tani nuk kanë pasur asnjëherë kënaqësinë ta përjetojnë kënaqësinë e nxemjës qendrore në Palestër pasi ajo asnjë herë nuk ka kënaq nevojat e sportistëve, në të shumtën e rasteve edhe çatia e Palestrës edhe sot pikon pasi kulmi i sajë është i parenovuar.

Sportistëve ju mungojnë edhe kushtet më elementare siç është uji i nxehtë, por edhe papastërtia e cila mbretëron edhe brenda palestrës, me dritare të thyera ndërsa mungojnë mbi 500 ulëse për shikues.

Në ambientin jashtë Palestrës është katastrofë në vete me mbeturina nga të cilat mundë të shfaqën edhe epidemi të ndryshme, oborri i Palestrës me disa fusha përcjellëse në vend të jetë e sportistëve për ushtrimet e tyre ajo është bërë qendër e qenve endacak.

Uji Dea

E gjithë kjo pasqyrë e shëmtuar e Palestrës së Sporteve në Gjilan shumë shpejt mundë të harrohet pasi një premtim shumë serioz, por të drejt e ka bërë Koordinatori i Aktiviteteve Sportive në Komunën e Gjilanit Malazog Hoxha.

“Sportistët e Gjilanit shumë shpejt do të krenohen me Palestrën e tyre do të ndërhyjmë në renovimin e sajë si brenda Palestrës njëashtu edhe jashtë saj por e gjithë kjo do të bëhet në mënyrë graduale”.

Hoxha njëherit ka zbuluar se në cilat pjesë do të bëhen intervenimet.

“Së pari do të rregullohen rrethojat e Palestrës dhe do të legjitimohet çdo person që hynë në Palestër, do të rregullohet oborri dhe do të eliminohen mbeturinat, do të rregullohet pullazi i Palestrës pas një kohë të gjatë, do të bëhet përpjekje maksimale që njëherë e përgjithmonë të rregullohet nxemja në Palestër por do të jetë vështirë por ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që t`ju përmirësojmë kushtet sportistëve dhe do të gëlqeroset në tërësi Palestra”.

Malazog Hoxha shprehet i emocionuar për këtë punë që do të bëhet për të mirën e sportistëve Gjilanas. “I gjithë ky projekt nuk do të realizohej pa ndihmën e kryetarit Lutfi Haziri i cili po na mbështet pa rezervë për të mirën e qytetarit dhe sportistëve Gjilanas, jam i bindur se për sportin Gjilanas po vijnë ditë të mira”, përfundon Malazog Hoxha./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.