UBT

Palermo i beson Ujkanit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Palermo nuk e ka ndërmend ta largojë Samir Ujkanin. Klubi sicilian i beson portierit kosovar, përkundër spekulimeve të shumta për një largim të mundshëm të tij.

Zëvendëspresidenti i klubit Rosanero, Gugliermo Michiche, ka thënë se sicilianët nuk e kanë ndërmend të bëjnë lëvizje në portë, duke i mbajtur si Ujkanin, ashtu edhe Francesco Benussin.

ARKATANA

“Ndërrimet në portë nuk janë prioritet yni për momentin. Klubi ka besim të plotë në Ujkanin dhe Benussin. Samiri ka bërë gabim ndaj Udineses, ndërsa Benussi ndaj Parmës, por të dy ishin të pafat dhe për ne mbeten dy armë të fortë dhe u besojmë”, theksoi zyrtari i lartë i Palermos për ueb faqen calciomercato.it.

Ai shtoi se portieri i Chievos, Stefano Sorrentino nuk do të arrijë në Palermo për ta zëvendësuar Ujkanin, siç flitej. Ndërkohë, mediat italiane, përkatësisht Sky Sport shkruan se për portierin vushtrrias, përfaqësues i Shqipërisë, janë të interesuara katër ekipe nga Serie A, përfshirë këtu Chievon, Lazion, Fiorentinën dhe Napolin, plus disa nga Serie B.