UBT

Pal Lekaj tregon kohën kur Vitija do të kyçet në autostradë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka takuar udhëheqësit dhe politikanët e Vitisë. Temë e takimit ka qenë ideja e lidhjes së Vitisë me autostradën “Arbën Xhaferi”. Lekaj ka thënë se kjo do të ndodhë në mes të shtatorit.

“Më mysafirët biseduam për kyqjen e Vitisë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku e përsërita zotimin e Ministrisë dhe të Kryeministrit e Qeverisë se kjo kyqje do të ndodhë dhe atë në afatin më optimal të mundshëm, që është mesi i shtatorit.
Jemi duke ndërtuar infrastrukturë moderne që kërkonë standarde dhe siguri të plotë, sepse është në pyetje jeta e qytetarëve tonë.

Uji Dea

Ne me 14 qershor do të përurojmë segmentin e tretë prej mbi 10 kilometrash dhe këtij fakti duhet t’i gëzohemi të gjithë, e jo të bëjmë thirrje për protesta e dëmtim të pronës publikë, sepse kjo nuk është në funksion të askujt dhe të asgjëje.

Duke qenë të harmoni të plotë dhe në mirëkuptim te të gjitha palëve, mund t’i shtyjmë përpara gjërat positive dhe t’i eliminojmë ato negative që na nxjerrin pengesa për të ecur tutje në kompletimin e infrastrukturës së Kosovës, aq e nevojshme për lidhjen e vendit tonë për koridoret që sjellin zhvillim ekonomik” shkruan Lekaj në Facebook./indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.