UBT

Pal Lekaj, nënshkruan kontratën e operatorëve për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, në prezencën e dy deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që vijnë nga Gjilani, Zenun Pajaziti dhe Ahmet Isufi, bashkëpunëtorëve të tij dhe të zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës ka nënshkruar kontratat e operatorëve ekonomik për ndërtimin e e autostradës Prishtinë – Gjilan.

Ky është qëndrimi i ministrit Lekaj me rastin e nënshkrimit të kontratatve të operatorëve.

“Në pajtim me Ligjin për Prokurim Publik të Republikës së Kosovës, në prezencën e dy deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që vijnë nga Gjilani, Zenun Pajaziti dhe Ahmet Isufi, bashkëpunëtorëve të mijë dhe të zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, sot nënshkruam kontratat e operatorëve ekonomik për ndërtimin e autorrugës, A 7.1, Prishtinë – Gjilan. Kjo nënkupton që ne shumë shpejt do të fillojmë punimet në materializimin e këtij projekti shumë domethënës për Gjilanin, por edhe për Kosovën dhe lidhjen e saj me korridore.

Eco Higjiena

Nga çmimi fillestar për ketë projekt, buxhetit të Republikës së Kosovës i janë kursyer mbi 12 milion euro, të holla këto që tashmë mund të alokohen për projekte të tjera. Poashtu nga sa janë planifikuar të shpenzohen si çmim i projektit, mbi 41 milion euro më pakë kushtojnë kontratat e tetë operatorëve ekonomik.

Ashtu siç e kam thënë nga fillimi, nuk kemi ardhur në qeveri, respektivisht në Ministrinë e Infrastrukturës për të bllokuar asnjë projekt mbi baza elektorale e partiake, siç na janë referuar ish-qeveria në vazhdimësi, që sot janë në opozitë. Do të jemi të barabartë për të gjitha komunat dhe tërë Kosovën do ta trajtojmë njëjtë në kuptimin e shpërndarjes së projekteve infrastrukturore.

Për Gjilanin dhe qytetarët e saj kjo rrugë nënkupton, komunikim me të shpejt ekonomik e fizik me të gjithë vendin.
Andaj, urime Gjilan!”, ka thënë ministri Lekaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.