Uji Dea

Pal Lekaj beson që Kurti “në njëfarë forme” e ka pranuar Asociacionin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj mendon që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në njëfarë forme është pajtuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sipas tij, Kurti është pajtuar pas darkës së vonë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. në Prishtië në fillim të javës.

Lekaj ka folur në emisionin DPT te Fidan Jupolli në T7.

“Z. Kurti nuk duhet të bëjë lojëra të dyfishta. E patë që z. Lajçak, pas darkës, tha se jemi pajtuar për marrëveshjet, ku përfshihet Asociacioni. Dhe kemi një deklaratë krejt të kundër të kryeminsitrit”, ka thënë Lekaj.

Duke folur për Asociacionin, Lekaj ka deklaruar se SHBA nuk pranon një model që e bënë jofunksionale Kosovën. Ai ka thënë se AAK nuk pranon Asociacion me kompetenca ekzekutive.

Uji Dea

“Nuk mendoj që SHBA e pranon një asociacion me kompetenca ekzekutive dhe që e bënë jofunksional shtetin e Kosovës. Ne Aleanca nuk i themi po një asociacioni me kompetenca ekzekutive, pavarësisht nga vie”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se Kurti duhet të jetë i kujdesshëm se çfarë modeli të Asociacionit pranon në Bruksel, por pak minuta më vonë ka thënë se ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë se modeli i Asociacionit mbetet i pandryshuar dhe i panegociuar.

“Ose e pranon, ose nuk e pranon”, ka thënë Lekaj.

“Qeveria ka qenë shumë neglizhente në këtë drejtim dhe e ka aktualizu fuqishëm me veprimet Asociacionin. Tani është në tavolinën e negociatave në Bruksel. Z. Kurti duhet të jetë i kujdesshëm që të mos rrëshqas te Asociacioni mono-etnik dhe me kompetenca ekzekutive”, ka shtuar Lekaj. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.