ARKATANA

Pal Kola, është roja i Top Channel që u vra nga të shtënat me armë – raportohet se është gjetur edhe një veturë e djegur që dyshohet se u përket autorëve

/ 2 minuta lexim
HW

Të shtëna me armë janë dëgjuar rreth orës 01:00 në transmetimin direkt të reality show “Big Borther VIP Albania”.

Lidhur me këtë rast Policia e Shqipërisë ka konfirmuar se nga persona të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të objektit të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka vdekur roja i sigurisë së TCH, Pal Kola 60 vjeçar.

“Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).”, njoftoi policia.

ARKATANA

Nga raportimet, thuhet se në autostradën e Kavajës tek vendi i quajtur “Përroi i Agait” është gjetur një veturë e djegur e tipit “Range Rover”, i cili dyshohet se u përket autorëve të këtij rasti.

Targat e veturës kanë rezultuar të vjedhura, ndërkaq policia është në vendngjarje dhe grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave.

Ende nuk dihet se çfarë motivi mund të fshihet pas këtij sulmi të rëndë ndaj televizionit Top Channel. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.