Fundamenti

Pakurrizorët e politikës!

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Arbana Xharra – Arrogantët e politikës, të cilët as që kanë dashur t’ia dinë për skamjen, për gjendjen e mjerueshme të mijëra familjeve në Kosovë, për fëmijët që punojnë si hamall, pleqtë pensionistë që mezi mbijetojnë, e të tjerët që nuk janë asnjëherë në agjendën e tyre në një ditë të zakonshme, si duket kanë pësuar metamorfozë.

Nga zori i votës tash kanë kapur lopatat, kanë përvjelë mëngët – ndonëse xhipat e parkuar pak metra tutje- bëjnë sikur po solidarizohen me gjendjen e rëndë të përditshme që kanë bashkëqytetarët e tyre.

Deri pak ditë më parë, ata me luksin e ndërtuar që ua mundësoi fuqia e pushtetit kanë bredhur përpara hundeve të po këtyre qytetarëve duke mos e vërejtur as ekzistencën e tyre. Kanë besuar se janë të paprekshëm, duke reflektuar me bindje se mund të arrijnë gjithçka.

Është kjo kategori më e rëndë e shoqërisë sonë që përbëjnë shumicën e votuesve potencialë e cila po manipulohet rëndë në fushatën parazgjedhore. Kjo shtresë është bërë cak i politikanëve, të cilët ua kanë zënë derën duke i gënjyer e mashtruar pa fije turpi. Barkthatët nuk e kanë komoditetin të zgjedhin, mjaftojnë t’u premtosh një shujtë e pak ujë…

Janë këta qytetarë e familjarë të atyre që po e lëshojnë vendin; ngase s’kanë se ku ta gjejnë një vend pune të kapluar nga zori i mbijetesës.

Të dhënat e fundit zyrtare të Eurostat, kanë treguar se nga vitit 2009, (një vit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës) deri në gusht të vitit 2013- mbi 66 mijë kosovarë kanë marr rrugën e azilit.

Kjo shifër tregon qartë se në çfarë derexhe është qytetari i Kosovës prej të verbuarve nga ambiciet e fuqisë dhe parasë që i kanë arritur brenda natës të cilët nuk kanë dashur të dinë për gjendjen me të cilën po ballafaqohen qytetarët e këtij vendi.

ARKATANA

E sot po këta politikanë që kanë shfrytëzuar çdo mundësi manipulimi me paranë publike po trokasin derë më derë për ta kërkuar votën.

Premtojnë milionat sikur po i marrin nga “bahçja e babës”. Më shumë se 500 milionë euro investime për 3-4 komuna, ka premtuar deri me tash kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, e kush e di sa edhe sa qindra miliona do ti “shkep” rreth e rrotull Kosovës deri në fund të fushatës.

Derisa i gjithë buxheti i Kosovës është 1.5 miliard euro kurse të hyrat komunale totale; grantet qeveritare dhe të hyrat vetanake për vitin 2014 janë paraparë të jenë gjithsej 382 milionë e 623 mijë euro.

Qytetarët e hipnotizuar nga përrallat e politikës që brohorasin nëpër tubime, nuk pyesin se për 14 vjet pas luftës ; Sa zyrtarë u dënuan për keqpërdorim të pozitës, sa prej tyre u denoncuan për haraç, kush nga ata dha llogari për pasurinë që e ka krijuar me rrogë…

Janë po këta politikanë që kontribuuan në rrënimin e themeleve të demokracisë me ndihmën e servilëve që edhe sot i përcjellin të jargavitur nëpër fushatë.

Këta njerëz të politikës nuk dinë ku është kufiri, të zhveshur nga çdo ndjenjë njerëzore, nuk kanë kursyer as fëmijët e sëmurë për fushatë.

Deri dje nuk e kanë ditur as adresën e fëmijëve me autizëm dhe sindrom down, sot bëjnë sikur kanë mëshirë për ta. Këto veprime të tyre kalojnë çdo normë të moralit politik!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.