ARKATANA

Pakoja e Varfërisë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Xhepi i konsumatorëve rëndohet me masat e reja fiskale.

Nga vizita që gazeta u ka bërë disa marketeve, furrave, objekteve hoteliere, janë vërejtur vetëm rritje të çmimeve, por asnjë ulje të tyre, si: të bukës, vajit, kripës etj..Furrtarët ankohen se nuk kanë ulur çmimet për bukën, sepse miellin e paguajnë me çmime të shtrenjta dhe nuk mund të punojnë me humbje. Në markete janë vërejtur rritje të çmimeve në disa artikuj

Eco Higjiena

Qytetarët e Kosovës kanë pritur se duke filluar nga dita e 1 shtatorit do të ketë ulje të çmimeve të artikujve elementarë ushqimorë, pas hyrjes në fuqi të Pakos së re Fiskale e miratuar nga Qeveria që njihet edhe si ulje e tatimit në vlerën e shtuar (TVSH), por ajo nuk ndodhi. Në ditën e parë të hyrjes në fuqi të kësaj pakoje qytetarët kanë hasur vetëm në rritje të çmimeve, por jo edhe ulje të tyre.

Me këto ndryshime përfshihej premtimi për ulje të TVSH-së, për produktet esenciale për shtresat sociale nga 16 për qind në 8 për qind, pra në produktet si buka, uji, vaji, kripa, sheqeri etj., por në fakt dje nuk ka pasur ulje. Dhe derisa çmimi i bukës, miellit, vajit kripës e artikujve tjerë elementarë ushqimorë nuk ka ndryshuar fare, çmimi i ujit për pije është rritur për 4 për qind. Veç saj gjatë blerjes së orbitave në fatura shihet se është rritur TVSH-ja nga 16 në 18 për qind i orbitave. Nga vizita që gazeta i ka bërë disa marketeve, furrave, objekteve hoteliere, janë vërejtur vetëm rritje të çmimeve, por asnjë ulje të tyre si të bukës, vajit, kripës e artikujve të tjerë të domosdoshëm./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.