Mobi Casa

Pakoja e ndërkombëtarëve, ish-ambasadori Çejku: Kurti ta pranojë ose të largohet nga pushteti

/ 7 minuta lexim

Paketa e përgatitur nga ekspertë ndërkombëtarë, e cila do t’i paraqitet presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për miratim, kërkon nga palët angazhim dhe lëshime.

Këtë mendim ndau në Intervistën me Merita Haklajn, ish-ambasadori shqiptar në Kosovë, Arben Çejku, sipas të cilit Kosova ndodhet në stanjacion dramatik, ku nuk po ushtron dot sovranitetin e plotë në veri si dhe në arenën ndërkombëtare. Në këto kushte, thekson Çejku, Kosova duhet të bëjë lëshime.

“Ajo që mund të them është se flitet për një paketë të përgatitur nga ekspertë ndërkombëtarë e vendorë dhe kjo do i paraqitej Kurtit dhe Vuçiçit për ta miratuar. Nuk ka rëndësi nëse e njeh Vuçiç, por e rëndësishme është ta njohë Serbia. Kjo paketë kërkon angazhim nga palët sidomos nga Kosova që duhet të bëjë lëshime. Të jemi të përgjegjshëm për sfidat dhe duhet konvergim i energjive për të përballuar këtë sfidë. Kosova është shtet i pavarur por nuk po arrin dot të ushtrojë siovranitet të plotë as në veri dhe as në arenën ndërkombëtare ku ka stanjacion njohjesh dhe nuk ka avancim të mëtejshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare. Këto janë dy realitete që duhet t’i pranojmë. Përderisa ky proces ka ngecur në mënyrë dramatike, atëherë Kosova duhet të përgatitet për të bërë hapa të mëtejshëm. Kurti është lideri që ka ardhur me retorikë kundër pavarësisë dhe bisedimeve të Vienës, retorika e tij ka qenë e qartë dhe kundërshtimet e tij të asaj që ka konsideruar si Zajednica. Bashkësia e komunave serbe në Kosovë është brenda paketës Ahtisari dhe Kosova është bërë shtet duke patur bazë paketën Ahtisari. Kërkohet një pranim i saj, sepse aty ka ngecur e gjithë problematika e marrëdhënieve me Serbinë. Janë gjëra shumë të thjeshta. Vuçiçi ka thënë: Ne mund ta pranojmë Kosovën, por duhet të marrim diçka në këmbim, edhe atëherë ishin afër një zgjidhjeje. Në dijeninë time paketa përmban njohjen e komunave serbe në Kosovë”.

Për Çejkun arsyetimi i Gjykatës kushtetuese është një justifikim, pasi kur kërkohet zgjidhje ndërkombëtare, duhet të prevalojë interesi i shtetit mbi të.

“Justifikimi është te arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese por kur kërkohet zgjidhej ndërkombëtare prevalon interesi i shtetit mbi Gjykatën Kushtetuese. Nëse rrezikohet ardhmëria e shtetit të Kosovës kujt i vlen Gjykata Kushtetuese? Gjykata Kushtetuese mund të ripranojë një aktgjykimi të ri, nëse paketa revizionet nga parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese mund të japë verdiktin e saj. Nuk është pengesa e plotë Gjykata Kushtetuese”.

Dhe në këto kushte, ish-ambasadori thotë se Kurti ndodhet në situatë të vështirë sikurse ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski, kur u investua politikisht fort kundër kompromisit me Greqinë dhe iu ofrua të zgjidhte kompromisin ose largimin nga pushteti.

“A do të arrijë Kurti të shkelë mes vetvetes me investimin që ka bërë? Jemi në paralele mes Gruevskit dhe Kurtit. Gruevski u investua politikisht fort kundër kompromisit me Greqinë dhë bëri investimet e njohura Shkupi 2014. Ai ishte në fije dialogu me Greqinë, por kurrë nuk pranoi ndryshimin e emrit dhe kur iu ofrua për të pranuar marrëveshjen ose të largohej nga pushteti; largimi nga pushteti ishte zgjidhja më e mirë se ndryshe do të shkatërronte gjithë trashëgiminë politike. Kurti është në pozitë të vështirë se është investuar kundër Zajednicës dhe nëse e pranon kundërshtarët do t’i hidhen kundër. Unë mendoj që klasa poltike e Kosovës të shohë përtej Kurtit nëse i kërkohet të bëjë kompromis që nuk e cenon shtetësinë e Kosovës, por e siguron shtetësinë e Kosovës . Nëse ka një problem në funksionimin e shtetit më e vështirë sot është rezervimi i vendeve për serbët që janë gjithmonë kërcënim për stabilitetin e Kosovës që kanë rënë viktima të dialogut dhe marrëdhënieve të përfaqësuesve serbë në Kosovë me urdhër të Beogradit kanë tërhequr mbështetjen e tyre dhe këto qeveri kanë rënë ashtu sikurse mund të bjerë qeveria Kurti”.

Uji Dea

Çejku u sugjeron politikanët në Kosovë të tejkalojnë vetveten dhe të unifikohen në qëndrimet e tyre në interes të shtetit.

“Kosova ka pranuar disa kompromise të dhimbshme. A duhet të jetë më transparent me bisedimet, Kurti duhet të ndajë peshën e sfidave me të tjerët dhe arritjet. Kosova nuk ka filluar si shtet kur ka hyrë Kurti në zyrë, Kosova është projekt më i madh. Këta politikanë të tejkalojnë vetveten. Kosova është viktima e parë, ne duhet ta inkurajojmë dhe jo ta vëmë në ring dhe t’i japim goditjet. Liderët e Kosovës luftojnë për pushtetin se shtetin e Kosovës. Kujtoj Rugovën që bënte kompromise të dhimbshme për të ardhmen e Kosovës. Më vjen keq të shoh që opozita zë pritë të gjejë Kurtin në gabim dhe ta rrëzojë. Do të dalë patjetër një lider që të firmosë marrëveshje. Kosova në këtë status quo nuk po bën progres dhe presioni ndërkombëtar është që secili duhet të japë diçka nga vetja për të arritur kompromisin dhe gjithkush mund të marrë një kosto. Aktet që bëhen në emër të shteti e publikut janë më afatgjata se ato për një palë zgjedhje”.

Në këtë pikë një rol aktiv sipas tij duhet të ketë edhe presidentja Osmani për unifikimin e faktorëve politikë në këtë moment historik për Kosovën.

“Do të sugjeroja që presidentja Osmani të luante një rol proaktiv në unifikimin e faktorëve politikë në Kosovë. Ajo është aty në moment historik për kosovën, por një dialog gjithëpërfshirës transparencë me lidershipin për të ndarë përgjegjësitë duhet të jetë. Kosova ka treguar që kur klasa politike është bashkë kishte produkt. Sot ka ardhur koha që klasa politike e Kosovës të unifikohet, edhe në dialogun me Serbinë, prapa zotit Kurti duhet të ketë të gjithë lidershipin e Kosovës. Kurti nuk mund të bëjë njëanshmërisht bisedimet dhe pastaj të kërkojë mbështetje. Unë e konsideroj sfidë”.

I pyetur se cila do të ishte zgjidhja për komunat në veri në mënyrë që të shmanget skenari i Bosnjës, Çejku thekson se anëtarësimi i Kosovës në OKB do të minimizonte çdo strukturë bashkiake brenda territorit të Kosovës dhe do t í jepte fuqi Kosovës për të ushtruar sovranitetin.

“Komunat në veri de facto po funksionojnë jashtë juridiksionit të Kosovës. Kosova nuk e ka shtrirë sovranitetin në të gjithë territorin në pjesën veriore, këto komuna ato mbajnë lidhje me pjesën tjetër serb në autoritete serbe anën tjetër të kufirit. Kosova formalisht duket se ka kontroll mbi to për taksat por është larg të administruarit të komunave të veriut. Njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB do të minimizonte çdo strukturë bashkiake brenda territorit të Kosovës. Do ti jepte fuqi për të ushtruar sovranitetin e plotë në të gjithë territorin e Kosovës dhe do të mbyllje diskutimi për kufijtë dhe zgjidhje të tjera”.