Mobi Casa

Pakistanezët luten për Malalan, mallkojnë talebanët

/ 6 minuta lexim
RCCOLA

Malala Yousafzai, 14 vjeç, është qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur në kokë dhe në qafë, përderisa po kthehej nga shkolla në Mingora, qytetin më të madh në Luginën Svat. Talebanët në Pakistan morën përgjegjësinë për këtë sulm.

Yousafzai për herë të parë joshi vëmendjen e opinionit ndërkombëtarë në vitin 2009, kur militantët e kryesuar nga komandanti i grupit taleban, TTP-së, Maulana Fazlullah, pushtuan Luginën e Svatit, me ç’rast ajo me nofkën Gul Makai shkroi për BBC-në për jetën nën pushtimin e talebanëve.

Një vajze e guximshme 14 vjeçare po lufton për jetën e saj në Pakistan. Malala Yousafzai është qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur në kokë dhe në qafë, përderisa po kthehej nga shkolla në Mingora, qytetin më të madh në Luginën Svat. Talebanët në Pakistan morën përgjegjësinë për këtë sulm. Insanullah Ihsan, zëdhënës i grupit të lidhur me talebanët, Tehrik i Taliban Pakistan (TTP) i tha gazetarëve në Peshavar se ajo është vënë në shënjestër për shkak të qëndrimeve të saj kundër talebanëve. Dy shoqe të saj gjithashtu u plagosen si pasojë e këtij sulmi.

Yousafzai u dërgua me helikopter nga Mingora në Peshavar, në një spital ushtarak. Bashir Bilour, ministër në provincën Khyber-Pakhtunkava, dënoi këtë sulm si jonjerëzor dhe jo-islamik. Gjendja shëndetësore e vajzës duket të jetë stabile, shtoi ai.

Megjithatë, Bilour nënvizoi se 10 ditët e ardhshme do të jenë kritike. Pas kontrollit mjekësor, mjekët erdhën në përfundim se një plumb, i cili hyri në qafë, po lëvizë kah shtylla e saj kurrizore. Mjekët theksuan se mënyra më e mirë për të shpëtuar jetën e saj është që ajo të dërgohet për shërim jashtë vendit.

Yousafzai për herë të parë joshi vëmendjen e opinionit ndërkombëtarë në vitin 2009, kur militantët e kryesuar nga komandanti i TTP-së, Maulana Fazlullah, pushtuan Luginën e Svatit. Islamistët terrorizuan popullatën me ekzekutime publike, duke mbyllur dhe nganjëherë edhe shkatërruar dyqanet e muzikës dhe shkollat e vajzave. Yousufzai u kundërpërgjigj, duke shkruar për shërbimin e BBC-së në gjuhën urdu, duke përshkruar jetën nën pushtimin e TTP-së, duke e përdorur nofkën Gul Makai.

Për herë të parë gazetarët patën mundësi të takohen po të njëjtin vit me të, në klubin për shtyp në Peshavar. Ajo ishte një vajzë e buzëqeshur, me sjellje të mira, por assesi e turpshme. Ajo shtrëngoi duart me të gjithë gazetarët e tubuar, ndërsa babai i saj, Ziaudin Yousufzai shihej qartazi se krenohej me të. Ushtria e Pakistanit kishte dëbuar përfundimisht luftëtarët e TTP-së nga Lugina. Malala kishte ndihmuar që botës ti dëshmohet se fanatikët dhe terroristët nuk flasin në emër të të gjithë pakistanezëve. Bashkëkombësit e saj krenoheshin po aq shumë me të, sa edhe i ati i Malalas. Vitin e kaluar, ajo ishte në mesin e pesë kandidatëve për Çmimin Ndërkombëtare të Paqes për Fëmijë.

Mobi Casa

Tani, militantët tentuan ta heshtin atë. Shoqja e Malalas, Aisha Yousufzai, ka qenë duke biseduar me Malalan, në momentin kur ishin nisur drejtë automjetit, i cili do ta dërgonte në shtëpi. Malala ishte duke qeshur dhe ju drejtua me fjalët:”Aisha, le të takohemi këtë fundjavë dhe të hamë peshk në restorantin pranë lumit”. Këto ishin fjalët e fundit që i dëgjoi nga shoqja e saj. “Ajo ishte e adhuruara ime, por që nga sot, nuk dëshiroj të jemë si Malala, ngase në të kundërtën mund të pësojë fatin e njëjtë. Talebanët ende janë të pranishëm në Svat. Përpjekja e tyre për të vrarë Malalan, do të na frikësojë që të shkojmë në shkollë dhe asnjë femër nuk do të ngritë zërin kundër ekstremistëve”, tha Aysha.

Sulmi ndodhi në mes të ditës, disa metra larg një postblloku të ushtrisë në lagjen Sharif Abad në Mingora. Dëshmitë e dëshmitarëve okularë ishin mjaft konfuze dhe kundërthënëse. Sipas një prej vajzave të lënduara, automjeti u ndal nga disa meshkuj dhe njëri prej tyre e pyeti vozitësin se a mund të shikojë brenda, për të parë se a ka fëmijë aty. Vozitësi i tha jo, ngase kjo ishte kundër rregullave. “Mashkulli ju afrua automjetit dhe pyeti, ‘Cila nga ju është Malala Yousufzai’? Ne bëmë me gisht kah ajo dhe ata hapën zjarr në drejtim të saj”, tha vajza e plagosur.

Vozitësi theksoi se ai ishte ndalur nga dy motoçiklistë, të cilët e pyeten se a ishte automjeti nga shkolla Khushal. Vozitësi u përgjigj që për këtë të informohen në shkollë dhe u largua. Më pas ai dëgjoi të shtëna. Nxënësit e njoftuan se Malala dhe dy nxënëse tjera ishin qëlluar dhe ai u nis drejtë spitalit lokal, ku i ati i Malalas kërkoi që ajo të dërgohej në Peshavar.

Udhëheqësit politik dhe mediet ju bënë thirrje pakistanezëve që të luten për jetën e Malalas. Ylli i dikurshëm i briketit, Imran Khan, tani udhëheqës i partisë në opozitë, PTI, ofroi që të bëjë të gjitha aranzhmanet e duhura që Malala të trajtohet jashtë vendit, por ky gjest i tij nuk kënaqi aspak familjen, miqtë dhe adhuruesit e Malalas. Gjatë fundjavës së kaluar, Khan kryesoi një protestë, në të cilën kërkoi që SHBA ti jep fund sulmeve me fluturake pa pilot kundër militantëve në rajonet fisnore në Pakistan.

“Kam qenë mbështetës i PTI-së dhe Imran Khanit”, thotë një mësues i Malalas. “Tani e sfidoi Imran Khanin: marshi yt kundër sulmeve me fluturake ishte i gabuar. Le të eliminojë SHBA-ja talebanët. Ata janë barrë për njerëzimin dhe qytetërimin tonë. Pas këtij akti qyqar, jam mbështetës i madh i sulmeve me fluturake pa pilot kundër atyre, të cilët nuk kanë fije respekti për jetën e njeriut. I adhuroj fluturaket amerikane. Ejani dhe qëlloni talebanët. Ata janë mbeturina njerëzore”, shtoi ai.

Duke u lavdëruar para gazetarëve se talebanët qëndrojnë prapa sulmit, zëdhënësi i tyre, Ihsan, kujtoi një paraqitje të Malalas në televizor. “Malala e ka quajtur idhull të saj presidentin amerikan, Barack Obama”, tha Ihsan, thuajse kjo do të justifikonte sulmin e qëllimshëm kundër një vajze të pafajshme dhe të paarmatosur. Miliona pakistanezë e dinë se ai e ka gabim. (Daily Beast)