UBT

Pakësohen shqiptarët në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Enver Bujupi nga Komuna e Drenasit, pa dëshirën e tij është detyruar që të heqë dorë nga shtetësia kosovare.

Enveri, i cili jeton me familjen në Gjermani që nga koha e pasluftës, ka thënë se Landi i Bavarisë ku ai punon nuk ia ka lejuar mbajtjen e dy shtetësive.

Si pasojë e kësaj, ai është detyruar që të zgjedhë mes qëndrimit atje apo kthimit në Kosovë. “Kam vendosur të heq dorë nga shtetësia e Kosovës sepse në të kundërtën është dashur ta lëshoja Gjermaninë. Unë atje jetoj me familje, kam edhe punën. Nuk kam pasur asnjë mundësi që të kthehem në Kosovë”, ka shpjeguar Bujupi.

Uji Dea

Ai ka thënë se nuk është ndier mirë kur ka aplikuar për nënshtetësi të re, por ka vlerësuar se nuk ka pasur zgjidhje tjetër në rrethanat aktuale.

Si Bujupi, janë edhe shumë kosovarë tjerë të cilët jetojnë dhe veprojnë në vendet e Bashkimit Evropian, e që janë të detyruar t’i respektojnë ligjet e shteteve përkatëse të cilat nuk lejojnë dyshtetësinë (Tribuna).