Mobi Casa

Pakësohen natyralizimet, vetëm kosovarët, me rritje simbolike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në vitin 2011 kanë qenë 2522 kosovarë të natyralizuar ndërsa në vitin 2012 janë 2558 ose 36 më shumë.

Gjatë vitit 2012 është shënuar një rënie e ndjeshme e numrit të të huajve që kanë fituar shtetësinë zvicerane. 35056 veta kanë qenë që kanë marrë pasaportën e Zvicrës që krahasuar me një vit më parë është 3000 më pak ose minus 7 për qind.

Në raportin për migracionin për vitin 2012 që është publikuar të enjten jepen edhe hollësi tjera rreth trendeve mbizotëruese në këtë drejtim.

UBT

Kështu, numri më i madh i të huajve që kanë fituar pasaportën e Zvicrës vjen nga Italia (4181 persona), nga Serbia (3449) dhe nga Gjermania (3444). Në vendin e katërt janë shtetasit e Kosovës me 2558 veta që kanë fituar shtetësinë zvicerane.

Për ndryshim nga të huajt e shteteve tjera, te kosovarët shënohet një rritje, sado e vogël, e numrit në këtë drejtim. Në vitin 2011 kanë qenë 2522 kosovarë të natyralizuar ndërsa në vitin 2012 janë 2558 ose 36 më shumë. Ndërsa shtetasit serbë kanë shënuar rënie më të madhe të natyralizimit, gjegjësisht 21 për qind në krahasim me vitin 2011.

26221 persona e kanë fituar shtetësinë me procedurën e rregullt ndërsa 8718 kanë përfituar nga natyralizimi i lehtësuar./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.