RajoniPress00:04, 4 Shtator, 2017 | 9 vjet më parë
/ 1 minutë lexim
Poezi nga Avdush Canaj
Pak jam det i kaltër,
pak jam pjeshkë e ëmbël,
pak
zogëz qielli,
edhe verë
e harlisur,
edhe këngë
me rimë,
edhe lule
e çelur pakëz.
Kështu më thotë
edhe Liri
kur dalim në sheti.