Fundamenti

Pak të interesuar për të paguar tatimin në pronë, qytetarët ende të hutuar?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Shumë qytetar shprehen ende të rezervuar nëse duhet ta paguajnë tatimin në pronë, krejt kjo për shkak të dyshimeve dhe dilemave që kanë shkaktuar Komuna dhe Ministria e Financave.

Edhe pse Komuna e Gjilanit ka marrë një vendim që të gjithë ata që kanë vlerën nën 100 euro tu falet kjo shumë, ishte Ministria e Financave që tha se komunat nuk kanë të drejtë ta marrin një vendim të tillë.

Osmani një qytetar gjilanas thotë se ende nuk e di si të veprojë.”Jam pagues i rregullt i tatimit në pronë, por mbeta peng shkaku i paqartësisë. Tani nuk e di a të paguaj apo të pres ndonjë udhëzim të ri” shprehet ai.

Hidromorava

Lavdimi një qytetar tjetër që thotë se ka një tarifë prej 90 eurosh vjetore, ende është në dilema rreth pagesës.”Normalisht që më ka ardhë mirë kur na kanë falur këtë shumë sivjet, por mbeti me sherr aj vendimi i komunës së Gjilanit. Mirë është të dilet me një njoftim zyrtar, se si të veprojmë në këtë rast” shton ai.

Mufaili një mërgimtar thotë se e paguan rregullisht tatimin.”Nuk e kam problem pagesën, por duhet të dihet nëse duhet ose jo të paguajmë, bile këstin e parë. Unë i kam dy shtëpi dhe një banesë dhe normal se paguaj shumë, mirëpo këtu ka vend për sqarime nga Komuna dhe Ministria” mendon ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.