RCCOLA

Pak shqiptarë arsyetuan investimet e verës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Afati kalimtar i verës ishte i pasur për futbollistët shqiptarë që bëjnë karrierë në Evropë. Dhjetëra prej tyre ndërruan klubet në kërkim të ditëve më të mira. Të gjithë prisnin që në vjeshtë të “ndezin” dhe të arsyetonin investimet që klubet kishin bërë për transferimin e tyre.

Disa pre lojtarëve kishin kaluar prej klubeve më të vogla në klube më të mëdha dhe këtë e shihnin si hap të rëndësishëm në karrierë, e disa të tjerë nga klube më të mëdha ku nuk kishin hapësirë në klube më të vogla ku shpresonin se do të luanin rregullisht.

Mobi Casa

Por, stinori vjeshtor dëshmoi se jo të gjitha transferimet e lojtarëve shqiptarë në ligat evropiane ishin të qëlluara. Pak prej tyre u dëshmuan në klubet e reja dhe u bënë bartës së lojës. Lista e transferimeve të suksesshme nuk është e gjatë.(koha)