Pak shpresë për “Grupin e Drenicës”

Shqyrtimi kryesor në procesin gjyqësor për “Grupin e Drenicës”, nuk ka shumë mundësi të fillojë para pranverës së këtij viti. E deri atëherë, shtatë nga 15 të akuzuarit e këtij grupi ka shumë mundësi të vazhdojnë edhe më tej të qëndrojnë në paraburgim. Ata janë Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe pesë të akuzuar tjerë, të cilët kanë rreth shtatë muaj që mbahen në paraburgim. Ndërsa tetë të tjerë akuzohen, por mbrohen në liri.
Edhe pse prokurori nuk ka bërë kërkesë për vazhdim të kësaj mase, këtë mund ta bëjë vetë gjyqtari i çështjes. Në bazë të rasteve të mëhershme dhe arsyetimeve se të akuzuarit mund të ndikojnë në dëshmitarë dhe mund të ikin nga Kosova, mundësitë për ndërprerje të paraburgimit për ata që po mbahen në paraburgim, janë minimale.
Avokat Tahir Rrecaj, i cili mbron të akuzuarin Sahit Jashari, i cili vazhdon të mbahet në paraburgim, tha për Tribunën se ende nuk kanë marrë ndonjë kërkesë nga prokurori i rastit për vazhdim të paraburgimit për klientin e tij. Por ai sqaron se këtë mund ta bëjë vetë edhe gjyqtari i çështjes. “Në këtë fazë po, mund ta bëjë edhe gjyqtari”, tha avokat Rreca…(Tribuna)