ARKATANA

Pak shpresa nga takimi me kryeministrin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ekspertët e pavarur nuk shpresojnë shumë se takimi i kryeministrit Mustafa me liderët opozitarë do të sjellë zgjidhje për demarkacionin me Malin e Zi. Ndërsa, analistët politikë shpresojnë se në këtë takim mund të merren vesh për dërgimin e marrëveshjes në Arbitrazh.

Qeveria dhe opozita pritet të mblidhen në ditët në vijim për të diskutuar edhe një herë rreth Marrëveshjes së Demarkacionit. Kjo me iniciativën e kryeministrit Isa Mustafa dhe më pastaj me aprovimin e partive opozitare.

Eco Higjiena

Mirëpo edhe këto bisedime janë “të projektuara” për të dështuar, sepse, sipas ekspertëve nuk ka fakte të reja për t’u prezantuar në këtë mbledhje. Siç vlerësojnë ata, faktet që paraqesin të vërtetën tanimë janë prezantuar nga ana e tyre e jo nga Qeveria. Ata thonë se thirrja e kësaj mbledhjeje ka të bëjë me çështje politike, por assesi me çështje profesionale, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Pavarësisht kësaj, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës thonë se për çështje që kanë të bëjnë me demarkacionin do të bisedohet vetëm me fakte. Sipas tyre, duhet shikuar gjithmonë interesi nacional dhe ai i qytetarëve.
Ndryshe prej ekspertëve të pavarur, njohësit e çështjeve politike në Kosovë mendojnë se ekziston mundësia që nga takimi i ardhshëm mes pozitës e opozitës të arrihet një kompromis, qoftë edhe duke e dërguar marrëveshjen në Komisionin e Arbitrazhit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.