GRANDEMALL

Pak protesta, pak tensione, pak dhunë: Hoti kryeministër

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kosova është bërë me Qeveri të pakicës, të mërkurën. Kabineti qeveritar i propozuar nga tashmë kryeministri Avdullah Hoti ka mundur ta marrë mbështetjen e vetëm 59 deputetëve të subjekteve në koalicionin e ri qeverisës të drejtuar nga LDK-ja, përfshirë njërit që ka votuar nën presionin e presidentit Hashim Thaçi, dhe një deputeti tjetër të cilit i është kontestuar kushtetutshmëria e mandatit

Kosova është bërë me Qeveri të re të mërkurën. Por kabineti qeveritar i propozuar nga, tashmë kryeministri Avdullah Hoti, ka mundur ta marrë mbështetjen e vetëm 59 deputetëve të subjekteve në koalicionin e ri qeverisës të drejtuar nga Lidhja Demokratike (LDK), përfshirë njërit deputet që ka votuar me intervenimin e presidentit Hashim Thaçi, dhe një tjetri, të cilit i është kontestuar kushtetutshmëria e mandatit. Shumicën e nevojshme e kanë siguruar falë votave të dy deputetëve të Aleancës Kosova e Re (AKR), parti kjo që do të jetë në opozitë.

Kështu, “Qeveria Hoti” është qeveria e parë në Kosovën e pasluftës e bazuar në koalicion qeverisës që nuk e ka shumicën e votave në Kuvendin 120-anëtarësh.

GRANDEMALL

Megjithatë, në ekspozenë para ligjvënësve, Hoti ka shprehur ambicien për ta unifikuar shoqërinë e polarizuar.

“Qeveria që unë do të udhëheq dhe kjo shumicë parlamentare që do të përfaqësohet brenda kësaj qeverie do të nxisë, mbështesë dhe prijë një procesi jo të lehtë, por të domosdoshëm, pajtimi e kthimi të besimit në mes të forcave politike”, ka thënë ai./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.