Mobi Casa

Pak progres, shumë regres

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Brenda pak ditësh Komisioni Evropian do ta publikojë Raportin e Progresit për Kosovën për këtë vit, në të cilin edhe këtë herë pritet që të jepen kritika për mosluftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe për ngecje në reformën e administratës publike.

Por, përveç këtyre vërejtjeve që jepen vazhdimisht Kosova këtë herë pritet të kritikohet edhe për migrimin masiv të qytetarëve të saj drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Ndërsa, pritjet janë që këtë herë Kosova të “lavdërohet” për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Fundamenti

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, ka thënë për “Zërin” se Qeveria e Kosovës pret që Raporti i Progresit të vazhdojë të paraqesë një pasqyrë reale, të paanshëm të përpjekjeve të Kosovës në rrugën e saj evropiane.

Ndërsa, ka thënë se është bërë progres sa i përket kritereve politike, ekonomike dhe politikave sektoriale./zeri/