Uji Dea

Pak para netëve finale, Besa Kokëdhima tërhiqet nga Kënga Magjike: Në këtë kohë tragjedie, e kam të pamundur të këndoj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima vendosi që sivjet ta sprovonte veten sërish në festivalin “Kënga Magjike”, ndonëse e ka fituar një herë këtë festival në vitin 2013.

Ajo pati një paraqitje të shkëlqyer pak javë më parë në fazën e parë të prezantimit të këngëve, në spektaklin “E Diela Shqiptare”.

Mirëpo, këngëtarja ka njoftoi të premten fansat e saj se ka vendosur të tërhiqet nga gara e konkurrimit, krejt kjo për shkak të gjendjes së vështirë të popullit shqiptar këto ditë, për shkak të dy tërmeteve që goditën Shqipërinë duke lënë pasoja të mëdha në njerëz.

FIDANISHTJA

Besa e bëri njoftimin përmes një statusi të ndier n% rrjetet sociale Instagram dhe Facebook, duke treguar se nuk gjen forcën që këngën e saj “Histori”, ta interpretojë gjatë netëve gjysmëfinale të festivalit, që mbahen javën e ardhshme.

“Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj dt 5 – 7 Dhjetor ne Kenga Magjike 2019. Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te kendoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume; ndaj me duhet te terhiqem zyrtarisht nga Kenga Magjike 2019! Jam e bindur qe Kenga Magjike do beje nje pune te lavderueshme per te kontribuar ne menyren e saj per te ndihmuar te prekurit, une do jap ne heshtje ndihmen dhe kontributin tim per te lehtesuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre. Kerkoj ndjese fansave te mi te cilet prisnin performimin tim dhe falenderoj organizatoret dhe @arditgjebrea per githcka kane bere per mua dhe koleget e mi!”, ka shkruar artistja Kokëdhima. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.