Uji Dea

Pak nxënës në shkollat shqipe

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Në Austri jetojnë rreth 16 mijë nxënës të regjistruar që shqipen e kanë gjuhë amtare, kurse mësimin e vijojnë rreth 2500 prej tyre.

Fundjavën e kaluar në lokalet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë u mbajt takimi i mësuesve shqiptarë në Austri. Nga Ambasada e Kosovës ishte z.Imer Lladrovci, konsull. Mësimdhënësit në Austri janë të shpërndarë në landet e Austrisë dhe pjesëmarrja e tyre në tubimet e rregullta të Shoqatës së Mësuesve dhe Prindërve është e vështirë. Kësaj radhe prezent ishin nga Vjena: Osman Ademi, Shefqet Gashi, Valbona Çepani, Dr.Ina Arapi e Hazir Mehmeti, nga Austria e Ulët: Milaim Zyrapi, Miradije Berisha dhe Ibrahim Hasani dhe nga Staermaku Roza Ndrecaj.

Tubimin e udhëhoqi mësuesi Osman Ademi, kryetar i shoqatës, ku tema kryesore ishte vijueshmëria e nxënësve në mësimin amtar.

“Në Austri janë diku rreth 16 mijë nxënës të regjistruar me gjuhë shqipe si gjuhë amtare, kurse mësimin e vijojnë rreth 2500 prej tyre. Kur dihen kushtet shumë të mira që ofron Ministria e Mësimit e Austrisë, ky numër është shumë i ulët dhe shqetësues”, tha në fjalën hyrëse z. Ademi.

United Hospital

Imer Lladrovci, konsull në Ambasadën e Kosovës, iniciator i takimit, u shpreh i gatshëm në çdo kohë për përkrahje të mësuesve dhe shoqatës së tyre për shtimin e aktiviteteve në shërbim të ngritjes së numrit të fëmijëve shqiptarë në mësimin e gjuhës shqipe.

“Shkolla shqipe në diasporë është një institucion i rëndësishëm, të cilin duhet ta ruajmë dhe ta bëjmë të tillë që ta respektojnë edhe miqtë tanë që na kanë ndihmuar e na ndihmojnë në vazhdimësi, siç është në rastin tonë shteti austriak, i cili ka investuar për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët tanë. Duke mësuar gjuhën e respekton veten tënde, e nderon historinë e kulturën tënde dhe, në radhë të pare, gjuhën tënde. Ne shqiptarët patëm një histori të vështirë, gjuha jonë kishte të njëjtin fat, por ajo u rezistoi kohëve. Lufta për ruajtjen e gjuhës përmes shkollës shqipe është lufta më e madhe dhe lufta e vetme e shenjtë e diasporës sonë. Shërbimi ynë shpreh përkushtimin dhe angazhimin për të ndihmuar mbarëvajtjen e gjuhës shqipe në Austri”.

Nga diskutimet e mësimdhënësve doli deklarata e përbashkët për shtyp.
a ) – Vijueshmëria e nxënësve shqiptarë është akoma jo e kënaqshme, përkundër kushteve të mira që ofron Ministria e Mësimit dhe Kulturës e Austrisë, nën mbikëqyrjen e së cilës zhvillohet mësimi i gjuhë amtare shqipe.
b ) – Qëndrimi i prindërve nuk është në nivelin që kërkon gjithëpërfshirja e fëmijëve shqiptarë në mësimin e gjuhës amtare dhe kërkohet ndihmë nga të gjitha organizimet brenda mërgimtarëve në Austri për vetëdijesimin lidhur me rolin pozitiv të mësimit te fëmijët shqiptarë.
c ) – Përpjekja për ruajtjen e gjuhës përmes mësimit shqip është përpjekja më madhore dhe e shenjtë e diasporës.
d ) – Kërkohet përkrahja nga Ministria e Arsimit, Ministria e Diasporës dhe Ministria e Kulturës në të gjitha format e mundshme për shtrirjen e gjithanshme të mësimit shqip në Austri, si masa më efikase në ruajtjen e identitetin kombëtar.
e ) – Kërkohet përkrahja nga mjetet e informimit, veçan ato publike RTK dhe TVSh, në plasimin e programeve të tyre informative, të aktiviteteve kulturore e organizative në diasporë, sensibilizimin e prindërve në interes të masivizimit të mësimit në gjuhën shqipe.
d ) – Të fuqizohet funksionimi i Shoqatës së Mësuesve dhe Prindërve Shqiptarë në Austri, duke shtuar aktivitetet në qendrat e tjera të Austrisë, si Linz, Graz, Salzburg etj.
f ) – Nxjerrja e një buletini dokumentar periodik nga puna e aktivitetet e të gjithë mësuesve të gjuhës shqipe në Austri.
g ) – Revistat dedikuar për nxënësit të botojnë shkrime nga puna dhe aktivitetet kulturore nga mësuesit në Austri.
h ) – Organizimi i mësimit shqip të mbetet larg ndikimeve të ndryshme nga jashtë dhe i bazuar në bazat ligjore vendëse dhe brenda planeve e programeve nga Ministria e Mësimit për Gjuhët Amtare të Austrisë dhe Kurrikulës për Mësimin Plotësues në Diasporë.
i ) – E mirëpresin dhe e falënderojnë Ministrinë e Mësimit, Artit dhe Kulturës – Departamentin për Gjuhët Amtare në Austri, për ndihmën e pakursyer në furnizim me tekste të nevojshme mësimore.
j ) – Shprehim kënaqësi e mirënjohje për aktivitetet e Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Diasporës në pajisje me tekste, në përkrahjen e projekteve mësimore e kulturore të mësuesve nga Austria. Shpresojmë se kjo do të thellohet e zgjerohet akoma në interes të ruajtjes së gjuhës e kulturës shqipe.

Hazir Mehmeti, Vjenë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.