Fundamenti

Pak lexues në bibliotekën “Drita” të Kamenicës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Në këtë bibliotekë janë anëtarësuar 78 lexues, prej tyre ka nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, profesor, student, punëtor, dhe pensionist,(duke përfshirë shqiptar dhe serb) e që në realitet është numër i vogël në krahasim me numrin e nxënësve që vijojnë shkollimin ka thënë Nazmije Demolli – Kastrati.

Me rastin e 2 prillit-Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë dhe të Rinj, zyrtarja për të drejtat e fëmijëve, njëkohësisht, koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati, ka vizituar bibliotekën “Drita” të qytetit, ku është takuar me zyrtaren e kësaj biblioteke, Radmila Antiq, me të cilën ka biseduar lidhur me interesimin e të rinjve për shfrytëzimin e librave në ketë bibliotekë.

Sipas saj gjithnjë e më pakë të interesuar për lexim. Në këtë bibliotekë janë anëtarësuar 78 lexues, prej tyre ka nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, profesor, student, punëtor, dhe pensionist,(duke përfshirë shqiptar dhe serb) e që në realitet është numër i vogël në krahasim me numrin e nxënësve që vijojnë shkollimin.

Biblioteka ka nevoje për furnizim me literaturë të re për të gjitha grup moshat, si dhe për një sallë leximi.

KKVITI

“Vlen të theksohet se biblioteka e Sh.f.”Nuhi Berisha” ka mjaft lexues të pasionuar e ndër ta, Diellza (Adem) Pireva nxënëse e klasës së VII e cila brenda vitit ka lexuar 36 libra, Kaltrina (Imer) Shabani ka lexuar 26 libra dhe Alor (Adem) Pireva ka lexuar 17 libra.”u shpreh Nazmija.

Libri gjithnjë ka pasur dhe ka një rëndësi të madhe për fitimin e diturisë dhe mbetet i pa zëvendësueshëm.

Në kuadër të kësaj dite, i gjithë muaji prill do t’i dedikohet aktiviteteve ndërgjegjësuese për dobishmërinë e librit.

Dita Ndërkombëtare e Librit për fëmijë, kujtohet për nder të datëlindjes të shkrimtarit të njohur danez Hans Kristian Andersen, një prej rrëfyesve më të mëdhenj të përrallave dhe literaturës për fëmijë./rajonipress/