Mobi Casa

Pak histori, për Flamurin Kuq e zi, historia e Muharrem Qerimit nga Përlepnica

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Në Gjilan, pas vitit 1945 u valvit në demonstratat e 6 tetorit 1968! Ky flamur ishte i punuar nga Muharrem Qerimi përlepnicas atdhetar, me fanatizëm e punoi në dyqanin e tij të rrobaqepësisë, ne përlepnicasit e quanim Marigona e Kosovës, sepse ai e punoi dhe ky flamur u valvit në demonstrata të 6 tetorit të vitit 1968! Rinia dhe studentët, në duar mbanin flamurin e punuar nga Muharrem Adem Qerimi, si dhe parullat, ku kërkohej Kosova Republikë o me hatër o me thikë!

Flamurin Kombëtar, që nga koha e Skënderbeut, shqiptarët me fanatizëm e mbrojtën e ruajtur, por edhe valviten ndër shekuj! Kështu, edhe në viset shqiptare të okupuar nga Turqia dhe Serbia, flamuri Kombëtar ruhej e valvitej nëpër shekuj, por kurrë nuk mungonte në shtëpi dhe vendbanimet shqiptare!

Në Gjilan, pas vitit 1945 u valvit në demonstratat e 6 tetorit 1968! Ky flamur ishte i punuar nga Muharrem Qerimi përlepnicas atdhetar, me fanatizëm e punoi në dyqanin e tij të rrobaqepësisë, ne përlepnicasit e quanim Marigona e Kosovës, sepse ai e punoi dhe ky flamur u valvit në demonstrata të 6 tetorit të vitit 1968!

Rinia dhe studentët, në duar mbanin flamurin e punuar nga Muharrem Adem Qerimi, si dhe parullat, ku kërkohej Kosova Republikë o me hatër o me thikë!

Flamuri kombëtar vazhdoj valvitjen e tij, për herë të parë pas demonstratave në Përlepnicë!

Mobi Casa

Kështu me 13 tetor 1968, në dasmën e martesës së mësuesit Nijazi Xhelil Xhelili, valoj përsëri, rrugëtoj duke u valëvitur nga Përlepnica, Kmetocë e Pogragjë, ku krushqit shkonin për të marrë nusen!

Flamurin në dorë e mbante, studenti i Shkollës së Lartë të historisë në Gjakovë Nehat Rexhep Rrahmani, me plis në kokë e flamurin Kombëtar e duar!

Valvitej, sillej pështillej në shtizë në ajrin dhe natyrën e Përlepnicës! Edhe ky flamur ishte i punuar nga Muharrem Adem Qerimi! Po kush e solli në dasem?

Ai i cili gjithherë angazhohej, që simbolet kombëtare të ishin pjesë e gëzime e familjare, e ky ishte Xha Hysen Shabani apo si i thonim, mbathtari”! Kjo ishte një pak histori, për flamurin kuq e zi! Valvitja e Flamuri Kombëtar me 13 tetor 2019 mbushi 51 vite, valvitjen dhe ndjenjat e përziera me krenari!

E kujtoj atë ditë, si fëmijë jepnim lajmin, në dasem të mësuesit Nijazi po valon një flamur, të cilin nuk e kishim parë, asnjëherë në jetë! Ishte një gëzim i papërshkrueshëm! Kështu, frymon Përlepnica, gjithherë duke iu pri proceseve! Kjo ishte një histori, kur, dhe si e përjetuam valvitjen e flamuri kombëtar në Përlepnicë!/nuhi nuhiu/rajonipress/