Hidromorava

Pak fjalë për njeriun tonë të nderuar Haxhi Tahir Rahimin, me rastin e shkuarjes së tij në botën tjetër

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Ishte i veçantë dhe i tillë do të mbetet përjetësisht në kujtesën e të gjithë neve që e kemi njohur.

Postuar nga Qemajl Mustafa

Të gjithë ne (kush më pak e kush më shumë) duam që të jemi të arritur e të respektuar në mesin ku punojmë e jetojmë. Duam që të na dëgjohet fjala kur flasim e duam që të na lexojnë kur shkruajmë.

Për fat të keq, shpesh as na e ka dhurue Zoti dhuntinë e oratorisë e as e kemi mësue gjatë jetës këtë shkathtësi. Aq më keq, përveç kësaj komponente, ndodhë që nuk e kemi edhe dien e bollshme dhe bëhen dyat bashkë e hesapi na del keq. Por njerëz jemi, të gabuedhëm jemi dhe shpesh edhe si të tillë bëjmë turr me mbajtë fjalime, me shkue e me ju humbë kohën studentëve e nxënësve por edhe dashamirëve në ndeja – në dasma, në vdekje, në urime e përhajrime.

Por, fatmirësisht, në mesin tonë e kishim (dhe e kemi prore) modelin e njeriut skajshmërisht të kundërt me atë që e përshkrova më lartë – njeriut me plotë die nga fusha e tij e punës, me plotë eksperiencë jetësore dhe me shkathtësinë brilante e me mjeshtrin për me e sistemue, me e selektue dhe me e transmetue këtë die dhe këtë përvojë te të gjithë pa përjashtim kudo ku krijohet konteksti i rrethanave. Në familje, në odë, në takime e tubime, ne pritje e në ndeja, në ligjërime profesionale, akademike …

ARKATANA

E kam pasë fatin e mirë që e kam pasë fare të afërt edhe nga gjaku por edhe nga fshati i lindjes një dietar të spikatur nga këta të dytët por që krejtë dien, zotsinë dhe vullnetin e jashtëzakonshëm për punë, kujtesën brilante, shkathtësinë për komunikim e kishte nga Zoti dhe nga Populli.

E kam fjalën për Haxhi Tahir Rahimin i cili ndërroi jetë mbrëmë afërsisht në këtë kohë.
Ky burrë ishte vërtetë i veçantë me shumëçka por ajo që mua si i ri që isha e pastaj edhe gjatë ikjes së viteve, më ka lënë shumë mbresë nga ai ishte sjellja e tij e përhershme plotësisht në harmoni me natyrën, në harmoni me traditën tonë të mirë, në harmoni me Zotin… Më ka lënë mbresë kujtesa e tij aq e kthjelltë dhe aq e besueshme deri edhe në këto vitet e pleqërisë së tij të thellë. Shkathtësia e veçantë e Haxhi Tahirit të nderuar, për me i rrëfye me kontinuitet e me emocion artisti të vërtetë popullor ndodhitë nëpër kohë që nga fëmijëria e tij e hershme e deri në ditët e fundit të jetës së tij ishte e rrallë dhe për t’u mbajtë gjatë në kujtesë.

Nuk e teproj aspak nëse e konstatoj që njerëzit si Haxhi Tahiri i kemi pasë fare të paktë në numër dhe ata ishin enciklopeditë tona lokale e rajonale të cilat nga përtacia e pakujdesia e jonë nuk i kemi arkivue për të na shërbye neve dhe gjeneratave që vijnë si referencë po edhe për studim.

Haxhisë i qoftë i lehtë dheu i tokës që e deshti aq shumë dhe që e punoi me aq përkushtim e si rrallëkush derisa ishte vital e për punë. Zoti e shpërbleftë Haxhi Tahirin me xhehnet e familjes i dhashtë durimin për me e kalue më lehtë këtë mungesë të madhe të krijuar në familjen Rahimi dhe te të gjithë miqtë e saj.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rahimi nga ne familjarisht.
PS
Mua personalusht, më vie shumë keq që nuk jam në Kosovë këtyre ditëve për me e nderue haxhinë për në shtëpinë e tij të fundit por, jeta e tillë është. Shpesh na ndodhë që të mos jemi në momente të caktuara atje ku duam.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.