Eko Higjiena

Pajtohen për zgjedhjet, gjykatat, policinë…

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ka përfunduar rreth orës 3 darka e punës ndërmjet kryeministrit Thaci dhe atij Daciq të Serbisë. Pas takimi baronesha Ashton ka njoftuar se të dyja palët janë pajtuar për zgjedhjet lokale që duhet të mbahen, për policinë dhe gjykatat. Ashton ka thënë se janë bërë përparime dhe se ajo do t’i njoftojë për këtë shtetet e BE-së.

Palët nuk kanë mundur të pajtohen për telekomin dhe energjinë që kanë qenë pikat kryesore të diskutimit. Pas pak orësh gjumë, raportohet se të dy kryeministrat do të kenë një drekë pune të përbashkët me Ashton, Ndërkohë, një tjetër takim është caktuar për 8 korrik.

Në prag të takimit të sotëm, Thaçi iu tha gazetarëve se tashti është i bindur se sonte do të arrihet ujdia përfundimtare lidhur me zbatimin e marrëveshjes, duke shtuar që Kosova në kohë rekorde do të zbatojë marrëveshjen dhe se është inkurajuese që porosi të tilla vijnë edhe nga qeveria e Serbisë.

Uji Dea

Thaçi tha gjithashtu se me Daçiqin do të shqyrtohet edhe çështja e datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë, si dhe do të bisedohet edhe çështja e amnistisë, ajo e telekomunikacionit dhe e energjetikës, që kanë mbetur të pazgjidhura në bisedimet e grupeve punuese të dy vendeve.

Zëdhënësja e Catherine Ashton, Maja Kocijançiç deklaroi sot se temë e bisedimeve ndërmjet dy kryeministrave do të jetë zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit, duke demantuar shkrimet e medieve se pritet nënshkrimi i çfarëdo dokumenti të ri.

“Ata do të bisedojnë në kaurë të planit të zbatimit që është miratuar para disa javëve në Bruksel”, tha Kocijançiç dhe shtoi se takimi i sotëm do të jetë rast për vlerësimin e përparimit të deritashëm në zbatimin e marrëveshjes së prillit.(koha)