GRANDEMALL

Pajtimi regjional i domosdoshëm

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në Universitetin Publik të Gjilanit është mbajtur debati për pajtim regjional, bashkëpunim ndëretnik dhe integrim evropian.

Debati ishte i organizuar nga organizatat “Unioni i Studentëve Pro Evropian” dhe “Qendra e Aktivizimit të Rinisë” në bashkëpunim me ambasadorët e rinj të pajtimit Mejdi Sadikun dhe Liza Gashin.

Debati ashtu siç edhe ishte parashikuar, ishte mjaft senzitive për shkak që plagët ende janë shumë të freskëta nga lufta e fundit në Kosovë, me ç’rast jo pak njerëz kanë familjar viktima të vrarë nga okupatori.

Mejdi Sadiku, ambasador i pajtimit, sekretar i përgjithshëm i Unionit të Studentëve Pro Evropian dhe zv.drejtor i Qendrës së Aktivizimit të Rinisë, gjatë debatit ceki disa pika se pse duhet pajtimi regjional dhe cilat janë pengesat, pse duhet të kemi bashkëpunim ndëretnik me shtetet fqinje dhe tha që para integrimit evropian, duhet që ekonomia të jetë mirë e zhvilluar.

Hidromorava

Liza Gashi, ambasadore e pajtimit, përfaqësuese e United World Colleges, bisedoi më shumë për përvojat e saja gjatë konferencës së ambasadorëve të pajtimit të mbajtur javë më parë në Beograd dhe të organizuar nga Komiteti i Edukimit të të Rinjve dhe të sponzoruar nga Ambasada Britanike në Beograd.

Sadulla Ahmeti, përfaqësues nga Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar gjithashtu bisedoi rreth përvojave të tij nëpër konferenca të ndryshme se si serbët kanë qenë të keqinformuar për të bëmat në Kosovë dhe pas marrjes së informatave të vërteta me fakte, shumica e tyre kanë ndërruar mendje në të mirë për shqiptarët.

Vedat Xhymshiti, gazetar investigues, foli rreth problemeve që ka Kosova si shtet rreth integrimeve evropianeve dhe pengesat që hasin nga qeveria serbe për pajtim regjional dhe bashkëpunim ndëretnik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.