Mobi Casa

Pajtimi me serbët, vështirë i arritshëm

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ideja e presidenti Hashim Thaçi për të iniciuar pajtimin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve u kundërshtua ashpër nga deputetët e dy taborëve, nga ish-guerilët e UÇK-së dhe familjet e të pagjeturve. Sipas tyre, pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve kurrë nuk do të ketë pajtim ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Vetë Thaçi këtë iniciativë e quajti të vonuar.

Iniciativa e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për ta themeluar një komision për të vërtetën dhe pajtimin mes shqiptarëve e serbëve konsiderohet i paefektshëm, sidomos pasi autoritetet serbe vazhdojnë t’i fshehin gjurmët për zhdukjen edhe të 1600 kosovarëve. Po ashtu deputetë nga pozita e opozita, njëherësh ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë vlerësuar se më mirë do të ishte të zbardheshin vrasjet e pasluftës sesa të themelohej komisioni në fjalë.

Mobi Casa

Ndërsa përfaqësuesit e familjeve të zhdukur thonë se kurrë nuk do të ketë pajtim me serbët pa u zbardhur fati i më të dashurve të tyre.

Këto reagime u dhanë vetëm dy ditë pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë nismë e ka cilësuar si të vonuar, megjithatë, siç është shprehur ai, Republika e Kosovës është shteti i parë në Ballkan që ka ndërmarrë këtë iniciativë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.