Fundamenti

Pajtim Kasami zbulon detaje: Si iu shkëput kontrata pasi refuzoi t’i ulet paga

/ 2 minuta lexim

Pajtim Kasami dhe tetë bashkëlojtarë të tij në FC Sion e morën një mesazh të papritur në Whatsapp nga drejtuesit e klubit, pasi kriza e koronavirusit i ndërpreu të gjitha aktivitetet sportive.

Lojtarëve të Sionit iu bë e ditur nga presidenti i klubit, Christian Constantin, që kontratat e tyre do të shkëputeshin menjëherë pasi ata e kishin vënë në pikëpyetje kërkesën e klubit për t’i suspenduar pagat e lojtarëve gjatë krizës së koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

Klubi zviceran i liroi plot nëntë lojtarë, në mesin e të cilëve ishte edhe Kasami. Mirëpo, Unioni i Lojtarëve Zviceranë pastaj e protestoi këtë vendim pasi e cilësoi të padrejtë.

Tani për tani, Kasami do të mbetet pjesë e skuadrës. Ai i rinisë stërvitjet të hënën, ndërsa liga do të rinisë më 20 qershor.

“Mendoj se pati mungesë komunikimi mes klubit dhe meje. Neve na ishte thënë në Whatsapp se duhej të pajtoheshim të na ulej paga, ne nuk biseduam individualisht”, ka thënë Kasami.

Hidromorava

“Pastaj, shumica e skuadrës tha jo sepse na nevojitej më shumë sqarim. Avokati im tha jo. Pastaj ditën tjetër e morëm një përgjigje negative nga klubi sërish përmes Whatsappit, që na thoshte se po liroheshin nga kontrata shkaku i kësaj”.

“Ishte tronditëse dhe, pasi që nuk kishte shumë aktivitete sportive shkaku i koronavirusit, u bë lajm i madh. Nuk ishte e këndshme që erdhi ajo situatë, por pati gjëra edhe më të rëndësishme që po ndodhnin shkaku i virusit”.

“Ishte një mungesë komunikimi dhe unë ende mendoj se këto gjëra duhet të diskutohen brenda klubit, pasi që kështu ndodhi me shokët e mi në klube të tjera evropiane. Ata nuk dolën në lajme, por ne po”.

“Në fund pranuam uljen e pagës për kohën sa nuk po stërviteshim plotësisht, por të hënën, ne jemi kthyer në normalitet. Lojtarët që kemi kontratë me klubin vetëm deri më 30 qershor, po tentojmë të arrijmë marrëveshje me klubin në mënyrë që të vazhdojmë deri në fund të sezonit”. /Gazeta Express/