UBT

Pajtim Kasami pranë transferimit në Itali

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mesfushori shqiptar, Pajtim Kasami është para një transferimi në Italia te skuadra e njohur, Sampdoria, e cila këtë sezon luan në Serie B.

31-vjeçari me prejardhje nga Maqedonia e Veritur është në kërkim të një sfide të re në karrierë.

Ish-lojtari i kombëtares zvicerane (12 ndeshje ndërkombëtare, dy gola) së fundmi ka qenë aktiv në Olympiacos, por aktualisht është pa klub.

UBT

Sipas gazetarit italian të Sky, Gianluca Di Marzio, Kasami ka ngjall interesin e klubit Sampdoria dhe madje ka qenë tashmë në stërvitje duke u testuar.

Skuadra e cila vitin e kaluar që ka rënë nga Serie A synon të ngjitet direkt sërish nën drejtimin e trajnerit të ri Andrea Pirlo. Është e mundur që Sampdoria së shpejti do të jetë në gjendje të llogarisë në mbështetjen aktive të Kasamit, pasi djaloshi shqiptar mund t’i luajë disa pozita. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.