Pajaziti zhvilloi takimin e radhës, me qytetarët në lagjen “Kodra e Dëshmorëve”

Gjilan – Vullneti i qytetarëve për ndryshim, është i jashtëzakonshëm. Vullnetin e qytetarëve për ndryshim, më së miri mund ta kanalizojë dhe orientojë në zhvillim, Kryetari i ardhshëm i Komunës së Gjilanit, z. Zenun Pajaziti.
Kryetari në ikje, z. Lutfi Haziri, i cili është sinonim i një tigri prej letrës, duket se e ka kuptuar se goditja do të jetë shumë e madhe për të, nga qytetarët, me 22 tetor. Mos puna e tij e ka detyruar të ikë nga debatet.
Kryetari Pajaziti ofron platformën më serioze për qytetarët e Gjilanit. Lagja e “Kodra e Dëshmorëve”, ashtu siç ishte strehë e aktivistëve dhe njerëzve të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës, tani do të jenë katalizatorë të ndryshimeve pozitive në Gjilan./rajonipress/