Pajaziti viziton Kompaninë “Euro Model”
Gjilan – Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan z. Zenun Pajaziti, së bashku me bashkëpunëtorë ka bërë vizitë në Kompaninë “Euro Model” në Gjilan.
Gjatë kësaj vizite, i fascionuar me të arriturat e kësaj kompanie, kryetari Pajaziti ka thënë se ndjehemi mirë sot në këtë ambient pune të kësaj kompanie, ngase pamë se si njerëz të përkushtuar kanë arritur suksese të jashtëzakonshme duke prodhuar mobile të kualitetit më të lartë dhe duke zhvilluar eksport për vendet e Bashkimit Europian, si dhe për vendet fqinje në Rajon.
PDK mbetet e përkushtuar që të gjithë prodhuesve t’u krijoj lehtësira, dhe ndihmë për të rritur edhe më shumë prodhimin dhe punësimin e që kjo gjithsesi do të ndikonte në zhvillimin edhe të komunës, ka shtuar kryetari Zenun Pajaziti.
Pronarët e Kompanisë “Euro Model”, e njoftuan kryetarin Pajaziti se kjo kompani prodhuese sot punëson 60 punëtorë e punëtore, gjithnjë me tendencë të rritjes e zhvillimit të sajë./rajonipress/


