UBT

Pajaziti takon veteranet e arsimit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gruaja Demokratike e Kosovës (GDK) në Gjilan së bashku me kryetarin e degës, Zenun Pajaziti, me rastin e Ditës së solidaritetit takuan disa nga veteranet e arsimit. Ne takimet e sotme me veteranë u fokusua mbështetja e Gruas Demokratike për vullnetin dhe gatishmërinë e kësaj kategorie që ende të kontribuojnë për shoqërinë dhe sidomos mirënjohja për punën e tyre jetësore në arsimimin e gjeneratave.

“Përmes një takimi sikur ky sot ju shprehim juve dhe përmes jush të gjithë veteranëve solidaritetin tonë. PDK përherë ka shprehur respektin për ju si njerëz me përvojë dhe me ide brilante edhe për të sotmen. Përherë kemi bërë përpjekje të bashkëpunojmë me veteranët, në marrjen e përvojave dhe ideve si kategori shumë kontributdhënëse për shoqërinë në përgjithësi. Ne jemi të përgjegjshëm dhe i dimë obligimet tona se kjo kategori e shoqërisë sonë meriton të trajtohet dinjitetshëm. Mesazhet tuaja janë të
pazëvendësueshme për faktin se kuadrot si ju janë bazë e shtetësisë sonë”, ka deklaruar me këtë rast Zenun Pajaziti.

Veteranët e Arsimit Safete Rexhepi, Ismete Veseli dhe Makfire Osmani – Uzurnaliq u shprehën të kënaqura për respektin që iu është bërë nga Gruaja Demokratike e Kosovës (GDK), dhe në veçanti nga kryetari i Degës së PDK-së, Zenun Pajaziti.

Uji Dea

“Jemi këmbëngulës që të mos zmbrapsemi në dhënien e kontributit tonë si veteranë dhe si kontributëdhënës në shoqërinë tonë. Kemi formuar Asociacionin e grave pensioniste për të vazhduar me idetë, angazhimin dhe përvojën tonë, por fatkeqësisht institucionet komunale nuk na kanë përfillur”është shprehur Makfire Osmani.

“Ne presim mbështetje më të madhe nga institucionet dhe shoqëria”, Osmani, prandaj sot po ndjehemi jashtëzakonisht mirë e me relevancë që ju si udhëheqësi e PDK-së shprehni konsideratën dhe çmoni vlerat dhe kontributin tonë ka deklaruar Makfire Osmani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.