Uji Dea

Pajaziti takon veteranët e arsimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në shënimin e 129 vjetorit të Shkollës Shqipe e që njihet si Dita e mësuesit, kryetari i degës së PDK-së Zenun Pajaziti takoi veteranët e arsimit.

“Në këtë ditë të shënuar, sot po realizojmë një takim simbolik në 129 vjetorin e shkollës shqipe për të ndarë respektin e pashoq për kontributin e pazëvendësueshëm që dhatë për edukimin dhe shkollimin e shumë gjeneratave. Është ky një moment i rëndësishëm për t`i kujtuar sfidat dhe rrugën e gjatë e të mundimshme që bëtë ju në dhënien e dijës edhe në kohërat e vështira, edhe në kohën e rezistencës që kishim si popull”, ka potencuar Pajaziti.

“Shprehim konsideratën më të lartë ndaj përkushtimit tuaj si misionar të arsimit. Prandaj edhe sot ne duhet të reflektojmë për përgjegjësitë tona që i kemi edhe për ju si kategori me vlerë e shoqërisë sonë. Jemi të obliguar ta ruajmë shpirtin ideator që patët për të edukuar e shkolluar gjenerata të tëra” ka thënë ndër të tjera Zenun Pajaziti.

Mobi Casa

Duke shprehur falënderimin e tyre për respektin që po tregon PDK dhe kryetari Pajaziti, veteranët e arsimit thanë se ne kemi bërë shumë për shkollën shqipe dhe për popullin. Kemi dhënë kontribut me punë të pakursyeshme për të cilin kemi pritur që pushteti të jep më shumë respekt e trajtim dinjitoz çfarë e meritojmë ne.

Veteranët u shprehën se meritojnë përkrahje më të madhe, e jo nëpërkëmbje siç po në bënë pushteti aktual./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.