Eko Higjiena

Pajaziti shpreson në fitoren e PDK-së

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Dega e PDK-së në Gjilan, që do të jetë sërish fitues i zgjedhjeve të sivjetme, me programin e saj qeverisës, do të ketë prioritet mbi prioritetet interesat e rinisë, për të rivitalizuar energji dhe një potencial që do të bëjë ndryshimin dhe transformimin e madh në shumë fusha të zhvillimit ekonomik dhe social, ka thënë Zenun Pajaziti, në ftesën e tij bërë rinisë së komunës së Gjilanit për masovizim në zgjedhjet e Rinisë Demokratike të PDK-së në Gjilan.

Pas një procesi të madh masiv dhe kualitativ, dega e PDK-së në Gjilan, rrumbullakesoj procesin zgjedhor dhe tash po mobilizohet për zgjedhjen në Rininë Demokratike të Kosovës Dega në Gjilan.

Në takimin e parë të kryesisë së re të degës së PDK-së në Gjilan, të udhëhequr nga kryetari i ri Zenun Pajaziti, është diskutuar ekskluzivisht për përgatitjet për procesin tjetër zgjedhor, të Rinisë Demokratike të Kosovës Dega në Gjilan, i cili, gjithsesi do të shtrihet në të gjitha nëndegët e PDK-së, duke absorbuar energjinë e re kualitative, pjesën më vitale – rininë, me të cilën do t’i ofrojmë qytetarëve ofertën tonë të suksesit, vazhdimin e një qeverisje edhe më të mirë për qytetarët gjilanas tha Shefik Surdulli sekretar i degës së PDK-së.

Rinia e PDK-së ka luajt rol të rëndësishëm në fitoret e njëpasnjëshme të Partisë Demokratike, ka thënë Pajaziti, i cili ka falënderuar kryesinë e deritashme të RDK-së në Gjilan, e cila me tërë potencialin dhe kapacitetet qe ka pas në dispozicion, ka ndihmuar në rriten dhe sukseset e PDK-së në Gjilan.

Hidromorava

Kryesia e degës, ka angazhuar nja ekip të aktivistëve për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në RDK. Nga kryesia e degës janë caktuar: Ilir Tahiri, Fadil Hajdari, Sahit Abazi dhe Erduan Hamiti. Ndërsa nga kryesia aktuale e RDK-së, është caktuar; Kujtim Bajrami dhe Astrit Bajrami. Kurse nga Këshilli i Degës, Veton Nevzati, drejtor për Rini, Kulturë dhe Sport.

Zgjedhjet në RDK do të fillojnë javën e ardhshme, me ç’rast ftojmë të rinjtë e Gjilanit të kyçen në procesin zgjedhor të RDK-së, sipas agjendës zgjedhore nëpër çdo nëndegë, e cila do të publikohet në media dhe kudo në lagjet e qytetit dhe në nëndegët e fshatrave.

Dega e PDK-së në Gjilan, që do të jetë sërish fitues i zgjedhjeve të sivjetme, me programin e saj qeverisës, do të ketë prioritet mbi prioritetet interesat e rinisë, për të rivitalizuar energji dhe një potencial që do të bëjë ndryshimin dhe transformimin e madh në shumë fusha të zhvillimit ekonomik dhe social, ka thënë Zenun Pajaziti, në ftesën e tij bërë rinisë së komunës për masovizim në zgjedhjet e Rinisë Demokratike të PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.