Uji Dea

Pajaziti: Shpresojmë se këto mjete buxhetore nuk do të keqpërdoren nga pushtetet lokale

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lajmi se u miratua projektligji i buxhetit të Kosovës për vitin 2022, në të cilin është paraparë ndihma prej 2 milion eurosh për Luginën e Preshevës, është mirëpritur nga drejtues të shumë të jetës politike dhe shoqëria civile.

I pari në këtë drejtim në rrjetin social të facebookut doli Arbër Pajaziti, nga radhët e APN-së, duke e quajtur “historik vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për vijën buxhetore për Luginën në vlerë prej 2 milionë eurosh për vitin 2022”.

Është për t’u përshëndetur vendimi i sotëm historik i Qeverisë së Kosovës për parashikimin e vijës buxhetore prej 2.000.000 eurove për Luginën, njofton Jetapress.

RCCOLA

Shpresojmë se këto mjete buxhetore nuk do të keqpërdoren nga pushtetet lokale në Bujanoc e Preshevës siç ka ndodhur shumë shpesh deri më tash!, tha më tej z. Pajaziti.

Për të evituar një gjë të tillë, do t’ishte mirë që Qeveria e Kosovës në mënyrë direkte të menaxhojë me këto mjete e assesi këtë mos ta lë në duart e pushtetarëve të pangopur në këto dy komuna!, thuhet në postimin e Arbër Pajaziti, njëri nga politikanët e rinj, më të guximshëm dhe më të zëshëm të Luginës së Preshevës, raporton Jetapress.