ARKATANA

Pajaziti: Rivalët politik do t`i mundim, Gjilanit do ia kthejmë dinjitetin dhe namin e mirë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Pajaziti ka thënë se jam kthyer në degën e Gjilanit, për të punuar me përkushtim për qytetarët tanë, sepse Gjilani dhe gjilanasit meritojnë shumë më tepër se sa që është duke iu ofruar sot. “Unë, së bashku me të gjithë ju, dhe shumë e shumë të tjerë, do të punojmë, jo vetëm sa për t`i mundur rivalët tonë politik, por për t`ia rikthyer dinjitetin dhe namin e mirë Gjilanit”, ka thënë Pajaziti.

Në kuadër të aktivitetit të vazhdueshëm partiak, kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, z.Zenun Pajaziti, është takuar me aktivistë të strukturave të PDK-së të nëndegës së fshatit Miresh.

Pajaziti, i ka falënderuar aktivistët për punën e tyre të pakursyeshme që kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë këta aktivistë, në radhë të parë për qytetarët e këtij lokaliteti, por natyrisht edhe për PDK-në. “Jam këtu për të dëgjuar nga ju hallet tuaja dhe të banorëve të Mireshit, për të marr mendimin tuaj për zhvillimet në Miresh e më gjerë dhe për të garantuar për përkushtimin tim për të vazhduar vizionin tonë të përbashkët në zhvillimin dhe ndërtimin e lagjeve, fshatrave dhe komunës sonë”, ka thënë z.Pajaziti.

Pajaziti ka thënë se jam kthyer në degën e Gjilanit, për të punuar me përkushtim për qytetarët tanë, sepse Gjilani dhe gjilanasit meritojnë shumë më tepër se sa që është duke iu ofruar sot. “Unë, së bashku me të gjithë ju, dhe shumë e shumë të tjerë, do të punojmë, jo vetëm sa për t`i mundur rivalët tonë politik, por për t`ia rikthyer dinjitetin dhe namin e mirë Gjilanit”, ka thënë z.Pajaziti.

UBT

Në këtë takim kryetari i nëndegës së PDK-së së fshatit Miresh, Ekrem Kryeziu, e ka falënderuar kryetarin Pajaziti për vizitën dhe e ka konfirmuar përkushtimin e tij dhe të strukturave të nëndegës në përkrahjen e pa rezervë për zotin Pajaziti dhe PDK-në.

Gjithashtu në këtë takim ishin të pranishëm edhe Salihe Mustafa deputete, Bujar Nevzadi, anëtar kryesisë së degës së PDK-së, Riad Rashiti asambleist dhe anëtar i kryesisë së degës.

Të pranishmit në këtë takim i dhanë përkrahje të fuqishme kryetarit Pajaziti, duke u zotuar në angazhim permanent që kryetari Pajaziti dhe PDK të rikthehen fuqishëm në qeverisjen e Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.