Pajaziti: Qytetarët flenë rehat vetëm me PDK’në

Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të LDK’së Isa Mustafa, i cili ka thënë se të gjithë të flenë rehat se koalicioni LDL-AAK-Nisma do të qeverisë pa kushte.
Anëtari i kruesish së PDK’së Zenun Pajaziti, deklaratën e Mustafës e ka vlerësuar të ngutshme dhe presion mbi Gjykatën Kushtetuese.
Sipas Pajazitit, qytetarët e Kosovës do të flenë rehat vetëm atëherë kur të jenë të bindur se do të respektohen ligji e Kushtetuta dhe kur vendi udhëhiqet nga PDK’ja si fituese e zgjedhjeve.
“Qytetarët flenë rehat vetëm me PDK’në” ka thënë Pajaziti. /Epoka e Re /