Pajaziti: Qeverisja e mirë e PDK-së ka prekur çdo familje
Gjilan – Sot mund të shohim gjithandej projekte të realizuar nga qeverisja e PDK-së, e të cilat prekin te secila familje duke u nisur nga nxënësi i klasës së parë e deri te bujku, nga infrastruktura e deri te ecja e sigurt përpara ka thënë Zenun Pajaziti.
Në takimin mobilizues të kryetarit të degës së PDK-së Zenun Pajaziti, me nëndegët e Lagjes “Dardania”, Pajaziti ka thënë se ndonëse te tjerët kanë filluar në heshtje fushatën zgjedhore, ne aspak nuk duhet habitur nga ai angazhim, sepse angazhimi i përbashkët i të gjithë neve është shumë më i sinqertë sepse ne kemi me çka të krenohemi më shumë se secili subjekt, për arsyen se për qytetarin e kësaj Komune janë krijuar lehtësira nga më të ndryshmet në të gjitha fushat.
Ato shihen kudo në tërë hapësirën e Komunës në administratë, shëndetësi, arsim, bujqësi e në çdo segment të jetës ka thënë Pajaziti.
Pajaziti ka shtuar më tej se me kryetarin aktual të komunës, me deputetet , drejtorët e drejtorive komunale, këshilltarët e të tjerë, të gjithë jemi së bashku sepse programi ynë, oferta jonë është krejt ndryshe, është përparimtare dhe e pranueshme për qytetarët.
“Sot mund të shohim gjithandej projekte të realizuar nga qeverisja e PDK-së, e të cilat prekin te secila familje duke u nisur nga nxënësi i klasës së parë e deri te bujku, nga infrastruktura e deri te ecja e sigurt përpara”.
Pajaziti më tej ka theksuar se PDK është e fuqishme të fitoj përsëri zgjedhjet, sepse ne përsëri jemi më afër me qytetarët, jemi në hap me mendimet dhe me kërkesat e tyre.
Kryetarët e dy nëndegëve të PDK-së në Lagjen “Dardani”, Besim Ismajli e Bajram Hasani kanë thënë se gjendja aktuale në këto nëndegë është e kënaqshme, ata thanë se me angazhimin e të gjithë neve mund të arrijmë suksese.
Është duke u punuar vazhdimisht që sa më shumë t’i shtojmë radhët tona edhe me grupe të tjera të interesit, të rinj, student, sportist e njerëz të kulturës që të dëgjojmë kërkesat e tyre për të krijuar programin me prioritete të përbashkëta të banorëve të Lagjes “Dardania”.
Duke vlerësuar angazhimin e të gjithëve kryetari i Degës së PDK-së Zenun Pajaziti ka thënë se gjeneratën e re e me vlera që për çdo ditë i shtohen PDK-së, asnjë parti politike nuk i ka prandaj në ato vlera vetëm po i shtojmë duke ecur drejt fitoreve më të fuqishme dhe garanca jonë për fitore do të bëhet me të gjithë së bashku, dhe se Lagja e Dardanisë nuk konsiderohet bastion i disa subjekteve politike siç pretendojnë ato, Lagjen e Dardanisë do ta ngjyrosim me ngjyrat tona të PDK-së , ka thënë Pajaziti./rajonipress/


