Pajaziti: Pushteti aktual dhe dembeli Luta i ka gënjyer banorët e rrugës “Kumanova”

Gjilan – Kandidati për kryetar komune Zenun Pajaziti, me kërkesë të banorëve është ndalur tek “rruga Kumanova”, për t’i dëgjuar kërkesat, mirëpo edhe shqetësimet e banorëve.
Për vite me radhë, pushteti aktual i ka gënjyer banorët për çështjen e asfaltimit të rrugës, mirëpo praktikisht kjo çështje s’është zgjidhur ende. Banorët, haptazi i kanë shprehur shqetësimet e tyre ndaj pushtetit dhe kryetarit dembel z. Lutfi Haziri.
Sipas tyre, arsyetimi i pushtetit komunal është se kjo është çështje e institucioneve qendrore. Lutfi Haziri është mësuar që punët e kryera të institucioneve qendrore t’i përvetësojë, ndërsa mos punët e tij t’ia faturojë institucioneve qendrore.
Gjithashtu, edhe banorët e banesave sociale janë të mllefosur me mos punën e Kryetarit Haziri. Banorët e ndalën Kryetarin Pajaziti për t’i shprehur shqetësimet e tyre.
Kryetari Pajaziti do të qëndrojë afër qytetarëve, ditë e natë, sepse shqetësimet e tyre, realisht do të jenë prioritetet e tij thuhet në njoftimin e PDK-së./rajonipress/