Hidromorava

Pajaziti: Prioritet i PDK-së politika avancuese e zhvillimore në dobi të qytetarëve

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Zenun Pajaziti ka ritheksuar se edhe kësaj herë, nuk ka alternative tjetër për qeverisje për Komunën e Gjilanit dhe Kosovën, përveç PDK-së.

Në vazhdën e takimeve që është duke mbajtur Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan Zenun Pajaziti duke u nisur nga seksionet e nëndegët e PDK-së në Gjilan vërehet një interesim i strukturave për angazhim edhe më të shtuar për vazhdimin e shënimit të fitoreve të reja të PDK-së.

Gjatë muajve e ditëve të fundit PDK ka evidentuar interesime të grupeve të ndryshme si të rinj, e qytetarë të tjerë të Komunës së Komunës së Gjilanit për t’iu bashkuar strukturave të PDK-së, gjë e cila ishte e shprehur edhe gjatë procesit të brendshëm zgjedhorë të degës dhe sot shihet interesim edhe më i shtuar në procesin zgjedhor në Rininë Demokratike të Kosovës (RDK), proces i filluar ditë më parë thuhet në komunikatën e degës së PDK-së.

Pajaziti ka ritheksuar se PDK në Gjilan ka një organizim të qëndrueshëm me energji të shtuar për ditë e më shumë.

KKVITI

Ai ka potencuar që PDK-së ka dëshmuar vetën e saj në shumë procese, kështu që ne si përbërje udhëheqëse së bashku me strukturat e reja po vazhdojmë proceset të cilat shumë më parë suksesshëm i kanë filluar Kryetari i Komunës Qemajl Mustafa, Kryesuesi i Kuvendit Izmi Zeka, deputet e këshilltarët dhe të gjithë ata që punuar pa rreshtuar në aspektin politik e institucional duke e shprehur mirënjohjen më të lartë për përkushtimin dhe bashkëpunimin që kanë treguar për gjatë procesit të zgjedhjeve në Partin Demokratike të Kosovës Dega në Gjilan.

Pajaziti, ka kërkuar nga strukturat e PDK-së që të vazhdojnë ta vënë vetën e tyre në disponim të qytetarëve aty ku ata veprojnë, për ta ridëshmuar se prioritet i PDK-së është politika avancuese e zhvillimore në dobi të qytetarëve.

Duke folur për zhvillimet e fundit politike nëpër të cilat po kalon Kosova, me ç’rast disa “patriotë politik të vonuar”, po tentojnë që ta keq informojnë qytetarin e Kosovës, Pajaziti ka deklaruar se ne si parti që udhëheqim me shtetin e Kosovës, përherë kemi qenë transparentë ndaj qytetarëve tanë për çdo çështje dhe proces që ka kaluar vendi.

“PDK gjatë qeverisjes së saj ka kaluar sfida e procese të rëndësishme për shtetin dhe në mënyrë të suksesshme po i realizon si qeveri, shoqëri dhe si shtet” ka thënë Pajaziti./rajonipress/

Mund të ju interesoj: