United Hospital

Pajaziti: PDK partia më e fuqishme dhe më unike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Bashkërisht po vazhdojmë të reflektojmë se kemi struktura stabile me gatishmëri dhe bindje për të mbajtur frymën e qëndrueshme politike e përfundimtare për fitore të PDK-së, për faktin se ne funksionojmë dhe organizohemi si parti unike ka thënë kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan Zenun Pajaziti në mbledhjen me kryetarët e nëndegëve.

“Partia Demokratike e Kosovës me strukturat e saja, aktivistët dhe përkrahësit e saj do të rikonfirmojë sukseset e saja, për tu treguar të tjerëve që PDK është ajo që ndërton infrastrukturë rrugore e shkollore, PDK është ajo që gjatë qeverisjes së sajë ishte përkrahëse e bujkut në ndarjen e subvencioneve të shumta, PDK realizoi projekte të shumta në arsim, shëndetësi e shumë fusha të tjera për të cilat ka dhënë dëshminë më të mirë në këto mandate qeverisëse e që do t’i vazhdojë edhe në mandatet tjera”, kështu të paktën mendon Zenun Pajaziti.

ARKATANA

Pajaziti ka shtuar se PDK-së çdo ditë i ofrohen njerëz të rinj, profesionistë të dalluar e të devotshëm që shprehin admirimin e tyre për faktin se PDK-në e shohin si partinë më të organizuar, më serioze më të përkushtuar e më të përgjegjshme në obligimet dhe detyrat qeverisëse, e të cilët PDK i konsideron si potenciale të reja për pasurimin e ideve në hartimin e ofertës më të mirë e më të pëlqyeshme për qytetarët e Komunës.

Ndërkaq kryetarët e nëndegëve janë deklaruar se me aktivitetet dhe angazhimet e tyre në teren po tregojnë se PDK është subjekti më i fuqishëm dhe më unik i cili edhe në të ardhmen do ta vazhdojë serinë e fitoreve të saja për t’i sjellur komunës punë dhe realizim të projekteve të mëdha./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.