Pajaziti: PDK nuk e ka të vetmin qëllim rikthimin e qeverisjes së Gjilanit
Gjilan – Ne po punojmë pareshtur për ta ndërtuar një vizion qytetar, për ta rikthyer Gjilanin dhe Anamoravan në një regjion më të rëndësishëm për Kosovën dhe qytetarët e saj thotë Zenun Pajaziti kryetar i degës së PDK-së në Gjilan dhe deputet në Kuvendin e Kosovës.
PDK ka një strukturë të pjekur politikisht dhe të përgatitur për qeverisje thotë Zenun Pajaziti për rajonipress. “Po i takoj të gjithë: edhe ata që kanë qen në drejtimin e pushtetit komunal dhe po i krahasojmë angazhimet e tyre dhe të pushtetit të tashëm. Poashtu po kontaktoj qytetar dhe grupe të ndryshme për të evidencuar nevojat reale që kanë ata”.
Pajaziti duke i siguruar qytetarët e Gjilanit thoit se do e ofrojmë një ofertë shumë serioze për Gjilanin dhe Anamoravën. “I kemi njerëzit dhe veçanërisht një gjeneratë e re që po ofrohet me kualitete të jashtëzakonshme. Do të bëjë gjithçka t’u krijoj hapësirën e nevojshme atyre. Deri atëherë ne do ta bëjmë opozitën duke sheshuar të gjitha lëshimet dhe dështimet e qeverisjes aktuale, por edhe duke ofruar alternativa” tha Pajaziti./rajonipress/


