UBT

Pajaziti: PDK me projekt për mbështetjen e gjithë qytetarëve të Kosovës

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zenun Pajaziti, gjatë vizitës në Ndërmarrjen “Gëzimi”, ka kërkuar mbështetjen për projektin e Partisë Demokratike të Kosovës, “MISIONI I RI” dhe Fondi Punësimit.

Ai me këtë rast ka informuar këtë biznes se edhe ky do të ketë mbështetjen sikurse që mbështetje do të marrin edhe të gjitha bizneset që janë duke funksionuar në Republikën e Kosovës por edhe ato që do të themelohen në të ardhmen.

Mes tjerash Pajaziti gjatë bashkëbisedimit me pronarin e kësaj ndërmarrje Qani Xhelili e ka informuar atë për mundësinë që do të krijohen në biznesin kosovarë pas futjes së investimeve të qeverisë Thaçi prej 1.5 miliard euro në funksion të zhvillimit.

Ai ka thënë se ky projekt dhe kjo ofertë që po i ofrohet qytetarëve të Kosovës është për të gjithë duke nisur nga studentët, profesorët, mjekët, Forcat e Armatosura, Policinë e Kosovës dhe të gjithë qytetarët e tjerë.

RCCOLA

“Mbështetja juaj për mua si kandidat në këtë proces dhe PDK-së, është mbështetje për veten tuaj njëkohësisht, sepse unë me fuqinë tuaj do të jem përfaqësuesi juaj, ndërsa ju dhe shoqëria në përgjithësi do të jeni përfitues përmes projekteve qeveritare”, ka thënë ai ndër të tjerash.

Ndërsa nga ana tjetër pronari Xhelili ka thënë se ky mision dhe projekt i PDK-së është një dorë e fuqishme për bizneset dhe qytetarët në përgjithësi.

“MISIONI I RI” dhe Fondi i Punësimit, janë dy projekte që na ndihmojnë neve si biznese por edhe familjeve dhe qytetarëve. Me këtë krijohen mundësi të reja për zhvillim por edhe kushte më të mira për punësim. Sot, kam rreth 50 punëtor të punësuar, por me MISIONIN E RI dhe Fondin e Punësimit unë do të zgjeroj edhe më shumë këtë biznes dhe do të krijoj edhe vende të tjera të punës./rajonipress/