Fundamenti

Pajaziti: PDK ka shënuar rekord në sferën e investimeve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Lista e pafund e realizimit të projekteve kapitale për komunën e shtetin nga qeverisja e PDK-së, na bënë të jemi subjekti më i pranueshëm dhe më me kredibilitet për qytetarët e komunës dhe të Republikës ka thënë kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan Zenun Pajaziti në takimin me strukturat e nëndegës së PDK-së në Përlepnicë.

Sallën Emblematike të Kulturës në Përlepnicë, Përlepnicasit kanë organizuar aktivitete politike jo të lehta për kohën dhe rrethanat, prandaj edhe sot Përlepnica vazhdon traditën e mirë të organizimit politik ka thënë Pajaziti.

Pajaziti ka shtuar se PDK në qeverisje, këtë vit ka shënuar rekord në investime e sidomos në subvencione në bujqësi duke vlerësuar rëndësinë që ka ky sektor për komunë dhe vendin.

Ai ka thënë se politikat e PDK-së janë për një zhvillim sa më të hovshëm të komunës e shtetit.

Eco Higjiena

Ndërsa anëtari i kryesisë qendrore të PDK-së, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës Elmi Reçica, ka potencuar se ne jemi në fazën e shtetndërtimit dhe Integrimit të shtetit në mekanizmat relevant ndërkombëtarë dhe më tërë kapacitetet tona shtetërore në përditshmëri po përpiqemi në realizimin e tyre.

“Gjilani si komunë ka veçantinë e saj, për arsyen se ka pranë dy komuna të Kosovës Lindore, prandaj qeverisja e Kosovës do ta trajtoj në mënyrën më të veçantë Komunën e Gjilanit” ka shtuar Elmi Reçica

Në anën tjetër sekretari i degës Bujar Nevzati dhe kryetari i nëndegës së PDK-së në Përlepnicë, Erduan Hamiti kanë konfirmuar besimin që Përlepnicasit kanë për PDK-në.

“Përlepnica i besoi PDK-së edhe në zgjedhjet e para vitit 2007, Përlepnica do t`i besoj edhe më bindshëm PDK-së edhe në këto zgjedhje nga fakti se qeveria e PDK-së ka bërë investime të theksuara sikur nëpër shumë vendbanime të komunës edhe në Përlepnicë si në infrastrukturën rrugore, atë shkollore, në ndriçim të fshatit, në hapësirë të gjelbërt e projekte të tjera” kanë potencuar ata thuhet në njoftimin e PDK-së./rajonipress/.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.