Eko Higjiena

Pajaziti: PDK ka kreativitet dhe energji të bollshme për të qeverisur ende

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – PDK nuk është lodhur nga organizimi politik dhe institucional, PDK po tregon se ka energji akoma më shumë për punë politike e institucionale duke e ruajtur freskinë dhe potencialin në qeverisje ka thënë kryetari i degës së PDK-së në Gjilan Zenun Pajaziti , në takimet ku po bashkëbisedon me strukturat e nëndegëve dhe me qytetarët e Komunës së Gjilanit.

“Madhështia e PDK-së nuk është vetëm për faktin se jemi parti e madhe, nuk është vetëm për faktin e vlerave të lidershipit të saj , por është për shkakun se në strukturat dhe aktivitetin e saj politik janë njerëzit më të mirë, më të devotshëm, më të palodhshëm dhe më të përkushtuar për qytetin dhe shtetin e tyre”. Kështu është shprehur Zenun Pajaziti kryetar i PDK-së në Gjilan gjatë bashkëbisedimeve që po bënë me nëndegët e PDK-së në teren.

Pajaziti ka thënë se gjatë qeverisjes së PDK-së në Gjilan, Kryetari i Komunës Qemajl Mustafa dhe të gjithë përgjegjësit e sektorëve qeverisës, me përkushtimin dhe përgjegjësinë institucionale kanë punuar maksimalisht për të realizuar projekte të fushave të ndryshme në tërë komunën, duke trajtuar në mënyrën më të mirë kërkesat e shumta të qytetarëve të komunës pa asnjë dallim.

“Duke krahasuar angazhimin tonë institucional me mosangazhimin e të tjerëve, duke krahasuar suksesin tonë me mossuksesin e atyre që ishin në qeverisje para nesh, PDK do ta marr edhe kësaj radhe besimin e qytetarëve për të qeverisur me Gjilanin e Kosovën për arsyen se edhe sot PDK ka shumë ide e projekte, PDK ka sistem të punës e të qeverisjes, PDK ka kreativitet e energji për të vazhduar punët e mira në qeverisje” mendon Pajaziti.

ARKATANA

Ndërsa duke iu referuar kritikave të fundit që po bëhen në adresë të PDK-së, Pajaziti ka deklaruar se “PDK është e vendosur në jetësimin e plotë të shtetësisë në gjithë territorin e saj. Fatin e vendit tonë ne nuk e vëmë në pazar, por fatin e vendit tonë do ta caktojmë e prosperojmë së bashkë me miqtë tanë” .

Ndërkaq në anën tjetër nikoqirët e nëndegës së XXV-të të PDK-së (Lagja e VIII-të) Mevludin Zeqiri, kryetar i nëndegës dhe Sahit Abazi anëtarë i kryesisë së Degës vunë në spikamë të arriturat dhe investimet e mëdha dhe kualitative të cilat janë rezultat i përkushtimit të madh të qeverisjes së PDK-së, e që deri atëherë ky lokalitet ishte i harruar nga ata që njëherë kishin pushtetin e që tash pa mbulesë e pa të drejtë po e kërkojnë sërish.

Jo vetëm liderët e kësaj nëndege po edhe qytetarët e shumtë të pranishëm ishin falënderues dhe shprehën mirënjohje për qeverisjen e mirë nga PDK, duke u shprehur të gatshëm që këtë besim për PDK-në ta rikonfirmojnë edhe në zgjedhjet e sivjetme thuhet në njoftimin e Arzie Nuhiut zëdhënëse e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.