UBT

Pajaziti: PDK ka arritur të japë prova se është parti lidere

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Nga themelimi e deri në qeverisje të Komunës e Shtetit, PDK ka arritur të japë prova se është parti lidere, e cila këtë vazhdon ta dëshmojë edhe nga dita e parë e marrjes së përgjegjësisë së udhëheqjes, duke sjellur frymë të qeverisjes së mirë në të gjitha nivelet qeverisëse, ka thënë kryetari i degës së PDK-së në Gjilan Zenun Pajaziti në takimin me aktivistët e PDK-së në Zhegër.

“Zhegra me rrethinën e saj ka një traditë të çmueshme atdhetare duke e ruajtur ende të freskët veprimtarinë kombëtare për Çlirim, të komandantit Idriz Seferi, lavdinë për komandantin e UÇK-së Agim Ramadani e të shumë dëshmorëve e veprimtarëve të çështjes kombëtare. Prandaj duke e vlerësuar lartë kontributin e të gjitha figurave kombëtare të kësaj anë dhe të tjerëve, PDK me saktësi e di se në cilat procese është dhe si i qaset të gjitha proceseve të rëndësishme për vendin”.Kështu është shprehur Zenun Pajaziti në takim me aktivistët e PDK-së në Zhegër.

Pajaziti ka thënë se Qeveria e Kosovës e di vullnetin e banorëve të kësaj ane për themelimin e Komunës së Zhegrës ndonëse është çështje e shtyer për shkakun e ligjit të kufijve të komunave por megjithatë, kërkesën e banorëve të Zhegrës me rrethinë e ka në agjendë dhe se së shpejti kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi do ta jap qëndrimin e tij lidhur me këtë çështje.

Hidromorava

“Me jetësimin e marrëveshjes Kosovë – Maqedoni për hapjen e korridorit në mes të dy shteteve, regjioni ynë do të shënojë zhvillimin më të hovshëm ekonomikë në nivelin çfarë ka qenë karshi regjioneve të tjera”, ka potencuar Pajaziti.

Sipas tij PDK ka shënuar një udhëheqje komunale të suksesshme në të gjitha sferat dhe që me transparencë komunikon me qytetarët dhe institucionet përgjegjëse në mënyrën më të përgjegjshme.

Në anën tjetër, të pranishmit në këtë takim shprehën besimin në realizimin edhe të shumë projekteve që i duhen Zhegrës më rrethinë, duke deklaruar se “cilin subjekt politik e përkrahë Zhegra, ai subjekt do të udhëheqë me komunën e Gjilanit” e besimi i shumicës së Zhegranëve është për Partinë Demokratike të Kosovës mendon Arzije Nuhiu zëdhënëse e PDK-së./rajonipress/