Mobi Casa

Pajaziti: PDK-ja do të fitojë edhe mandatin e tretë në qeverisje

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Duke folur për qeverisjen lokale, Zenun Pajaziti ka shtuar se PDK e ka të sigurt edhe mandatin e tretë në qeverisje sepse ka strukturë stabile e profesionistësh, aktivistë të devotshëm duke arritur përvojë të mirë të qeverisjes, prandaj PDK do të ketë vazhdim të qeverisjes.

“Fitorja e radhës e PDK-së, qëndron në sukseset e arritura, njerëzit e përkushtuar për vendin e tyre dhe që për çdo ditë po i bashkohen PDK-së”. Kështu është shprehur Zenun Pajaziti kryetar i PDK-së në Gjilan.

Ndryshe , Zenun Pajaziti ka nisur ciklin e parë të takimeve nëpër nëndegët e PDK-së në shtrirjen e saj në gjithë Komunën e Gjilanit, për konsolidim të mëtejmë të nëndegëve.

Qëllimet e këtyre takimeve me nëndegët e PDK-së në Gjilan, sipas Pajazitit janë për të shtuar dinamikën e aktiviteteve dhe angazhimeve nëpër të gjitha strukturat e Degës së PDK-së.

Uji Dea

Me një komunikim të afërt dhe gatishmëri bashkëpunuese me të gjitha strukturat e partisë, Pajaziti shprehet se ndjehet shumë mirë dhe shpreh konsideratën më të lartë për të gjithë ata që janë angazhuar në PDK dhe që së bashku kemi trasuar një rrugë të mirë të angazhimit partiak, një politikë të mirë që PDK-së e bëri të jetë parti qeverisëse në dy mandate radhazi.

Duke folur për qeverisjen lokale, Pajaziti ka shtuar se PDK e ka të sigurt edhe mandatin e tretë në qeverisje sepse ka strukturë stabile e profesionistësh, aktivistë të devotshëm duke arritur përvojë të mirë të qeverisjes, prandaj PDK do të ketë vazhdim të qeverisjes.

“Rezultatet e arritura, njerëzit me vlera dhe sukseseve, duke vazhduar me projekte që drejtpërdrejtë prekin jetën e qytetarëve të Komunës së Gjilanit, ngase oferta e jonë për fitore bazohet në kërkesat reale të qytetarëve” ka thënë Pajaziti.

Duke folur për procesin zgjedhor të Rinisë Demokratike të Kosovës (RDK), kryetari Pajaziti ka shtuar për faktin se rinia ishte pjesë aktive dhe organizative e PDK-së, me kujdes të shtuar do ta përkrahim këtë proces zgjedhor në RDK, duke u bërë me dije të gjithë të rinjve që shprehin gatishmërinë për të qenë pjesë e PDK-së se janë të pranueshëm dhe dyert e PDK-së janë të hapura për rininë e Komunës” ./rajonipress/

Mund të ju interesoj: