RCCOLA

Pajaziti: PDK është partia më e madhe dhe më seriozja

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Zenun Pajaziti tha se PDK është partia e parë dhe më e madhja në vend dhe ne në vazhdimësi do të tregojmë seriozitetin që e kemi dhe të bëjmë punë të mira për qytetarët tanë.

Edhe në prag të këtij viti, toka në rrotullimin e saj, me vete bartë pa dyshim të mirat njerëzore, andaj deputetët nga radhët e PDK- së së Gjilanit znj. Salihe Mustafa dhe z. Zenun Pajaziti në një koktej rasti falënderuan dhe uruan potencialin e madh që ka PDK në Gjilan.

Uji Dea

Salihe Mustafa falënderoi të pranishmit për përkrahjen dhe kontributin që i’u dha PDK- së me vite dhe uroi gjithashtu për solidaritet dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Anamoravës dhe Kosovës në përgjithësi, “Gëzuar 2015 dhe solidariteti dhe suksesi mbizotëroftë tek të gjitha shtresat në Kosovë” përfundoi Mustafa

Pas një falënderimi të sinqertë të gjithë anëtarësisë deputeti Zenun Pajaziti tha se PDK është partia e parë dhe më e madhja në vend dhe ne në vazhdimësi do të tregojmë seriozitetin që e kemi dhe të bëjmë punë të mira për qytetarët tanë. Gëzuar dhe uroj që viti 2015 të jetë edhe më i mbarë për qytetarët e Kosovës./rajonipress/