UBT

Pajaziti: PDK është më e mirë se çdo parti tjetër që ka udhëhequr me Gjilanin

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Potenciali dhe shansi për vazhdimin e qeverisjes përsëri është në anën e PDK-së, sepse është punuar shumë sinqerisht për të mirën e qytetarëve të kësaj të Komunës së Gjilanit. Ne jemi të gatshëm të qeverisim edhe më tutje me Gjilanin, sepse do të ridizajnojmë dhe promovojmë ofertën më të mirë së bashku me kërkesat e qytetarëve, larg më të mirë se sa subjektet tjera politike që janë poashtu pretendentë për të menaxhuar me Komunën e Gjilanit ka thënë kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan Zenun Pajaziti.

Pajaziti mendon se PDK pakrahasueshëm është më e mirë se sa çdo parti tjetër që ka udhëhequr me Gjilanin. “Projektet të cilat i ka realizuar PDK të tjerët as që do të kishin sensin dhe as dijeninë për ta bërë një gjë të tillë. Ne kemi një listë shumë të gjatë të projekteve të realizuara në Gjilan dhe kemi punuar në bazë të prioriteteve dhe jo në bazë të lokacioneve militanteske e politike që gjithnjë e bënin subjektet tjera politike që udhëhoqën me Gjilanin” ka thënë ai.

Ai ka shtuar se PDK ka udhëhequr dhe u ka prirë proceseve vendimtare për vendin që nga lufta për liri e deri tani në rrugën e integrimeve në institucionet ndërkombëtare me relevancë. “Të gjitha mangësitë eventuale gjatë qeverisjes do t’i përmirësojmë, do ta gjejmë zgjidhjen së bashku, në mënyrë që të dalim më të fort dhe kjo arrihet duke e korrigjuar vetveten për ato çështje kur ne kemi pasur ndonjë ngecje. Do të ecim së bashku përpara sepse vetëm kështu do të arrijmë ta shtojmë forcën e PDK-së, e cila është shumë e fuqishme dhe e bashkuar, duke shtuar edhe më shumë angazhimin, sepse PDK ka vend për të gjithë dhe është e të gjithë atyre që duan ta përqafojnë” ka shtuar Pajaziti.

Më tutje Pajaziti ka shtuar se PDK është parti e vlerave dhe e punës.”Këtë nuk e them vetëm unë, këtë e thonë edhe qytetarët (të cilët deri më tani kishin bindje të tjera politike), për faktin se është një realitet që shihet në praktikë përmes punëve të shumta e kapitale që janë bërë. Jemi të gatshëm që të ecim përpara, jo për interesa personale, por për interesat e qytetarëve të këtij vendi, angazhim i dëshmuar deri më tani nga PDK që janë interesa dhe kërkesa shumë të arsyeshme”ka nënvizuar Pajaziti.

Mobi Casa

Pajaziti ka shtuar se ne kemi të arritura e zhvillime, por jemi të vetëdijshëm edhe për atë se oponentët tanë politikë nuk i gëzohen këtyre të arriturave, prandaj edhe në të ardhmen ata do të merrem me akuza ndaj nesh, ngase atyre nuk u ka mbetur çka të premtojnë, për arsye se PDK ka realizuar shumë projekte në nivel komune e shteti, duke pasur si përparësi guximin, komunikimin e hapur me qytetarë, mundësinë, kapacitetet intelektuale dhe profesionale për të cilën gjë PDK sigurisht që me angazhimin e të gjithëve do të shënojë fitore të merituar edhe në këtë mandat.

Ndërkaq , Izmi Zeka ka thënë se qeverisja e PDK-së ka shënuar rezultat të pakrahasueshëm nga 2008 e këndej saqë asnjë qeveri para kësaj të PDK-së nuk ka realizuar investime më këtë volum kaq të madh me dekada të tëra.

Ai ka shtuar se përvoja dhe energjia jonë është garanci e fitoreve të radhës së PDK-së.“I besojmë kësaj për shkakun se PDK në vazhdimësi ka shtrirë aktivitetet e saja pos atij institucional edhe partiake për të shënuar fitore dhe marrë besimin edhe për mandate të reja” ka thënë Zeka./rajonipress/