RCCOLA

Pajaziti: PDK, dorë e fuqishme edhe për bizneset

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Zenun Pajaziti, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, sot ka vizituar ndërmarrjen për prodhimin e roletave dhe montimit të tyre, “ILIRI – R”, ku ka prezantuar projektin MISIONI I RI, projekt ky nga i cili do të përfitoj edhe ky biznes.

Pajaziti, ka prezantuar në detaje edhe projektin tjetër atë për Fondin e Punësimit që në qeverisjen e mandatit të tretë të kryeministrit Thaçi për vitin 2014 – 2018 do të krijohen 200 mijë vende të reja të punës dhe shumë lehtësira të tjera në të gjitha fushat e shoqërisë.

Uji Dea

Ndërsa, pronari i biznesit Bekim Salihu, ka mirëpritur me admirim vizitën e kandidatit të PDK-së Pajaziti dhe ka deklaruar se i beson fuqishëm MISIONIT TË RI dhe zotimit të kryeministrit Hashim Thaçi për qeverisje të zhvillimit të vendit.

Ndryshe në vazhdën e aktiviteteve të tij Pajaziti është pritur edhe nga menaxhmenti i ndërmarrjes Progresi në Gjilan, biznes i cili bënë prodhimin e kabllove elektrike dhe eksportimin e tyre edhe jashtë vendit. MISIONI I RI po gjen mbështetje gjithnjë e më të fuqishme./rajonipress/